Udhëheqësi suprem i Iranit, Khamenei kërcënon se do braktisë marrëveshjen bërthamore

Udhëheqësi suprem i Iranit, Khamenei kërcënon se do braktisë marrëveshjen bërthamore

Ajatollah Ali Khamenei

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të mos e vazhdoj më marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore nëse ajo nuk u shërben ashtu si duhet interesave të tij.

Khamenei i ka bërë këto komente pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja e vitit 2015 në muajin maj dhe kanë rikthyer këtë muaj sanksionet ekonomike kundër Iranit.

Mirëpo sanksionet janë hequr më herët pasi Irani është hedhur në veprim të frenojë aktivitetin e tij bërthamor.

Gjithashtu vendet evropiane po punojnë për ta shpëtuar marrëveshjen, me qëllim që ta parandalojnë Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Veçse, Khamenei u citua të ketë thënë se Irani duhet “t’i shuajë shpresat” te fuqitë evropiane se ato do ta shpëtojnë marrëveshjen.

Ajatollah Ali Khamenei në një takim me presidentin e Iranit, Hassan Rohani është shprehur se:

Marrëveshja bërthamore është një mjet, jo qëllim, dhe nëse vijmë në përfundim se ajo nuk u shërben interesave tona kombëtare, mund ta braktisim. 

                    Ajatollah Ali Khamenei

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë