Gjatë takimit informal në Kopenhagë, liderët e BE-së shprehën dëshirën që mbrojtja të mbetet kompetencë e shteteve anëtare dhe të forcohet qeverisja në këtë sektor, duke rritur rolin e ministrave të Mbrojtjes nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë të BE-së. Këtë e bëjnë të ditur burime europiane.

Në përgjithësi, u vunë re “shumë elementë pozitivë” në dokumentin e prezantuar nga Komisioni Europian dhe u shpreh vullneti që puna të vazhdojë, në bashkëpunim me përfaqësuesin e lartë, për të përgatitur një propozim konkret mbi hartën e rrugës së përbashkët para Këshillit të rregullt në tetor.

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë përfunduar diskutimin mbi mbrojtjen europiane dhe kanë nisur debatin për Ukrainën. Sipas burimeve të BE-së, për shkak të debatit të ngjeshur mbi këtë temë, ekziston mundësia që takimi të rifillojë pas darkës së liderëve me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës, rreth orës 21:30. Konferenca për shtyp pritet të zhvillohet në përfundim të mbledhjes.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit Polonia ka ngritur në fluturim gjashtë avionë F-16 për të interceptuar dy dronë Shahed.

Në samitin e Komunitetit Politik Europian, i pranishëm do të jetë edhe kryemimistri Edi Rama i cili tashmë ka mbërritur në Danimarkë dhe është pritur në takim në pallatin mbretëror Amalienborg nga mbreti Frederiku X.

Samiti do të jetë gjithashtu mundësia e parë për udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së për të diskutuar një propozim për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë për të financuar një kredi prej 140 miliardë eurosh (164.37 miliardë dollarë) për Ukrainën.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen teksa mbërriti në Pallatin Christiansborg tha se ata do të rrëzojnë çdo dronë që shkel hapësirën ajrore.

"Rrëzimi i dronëve? Unë jam përgjithësisht pro. Në Danimarkë, ne kemi një vendim për t'i rrëzuar ata. Sigurisht, kjo duhet të bëhet siç duhet, sepse ekziston një shoqëri civile që duhet të jetë në gjendje të funksionojë, por ka një mandat për ta bërë këtë", tha Mette Frederiksen.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas mbërritjes së saj në samitin joformal të BE-së tha se koha që po jetojmë është sfiduese. Von der Leyen gjithashtu përmendi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, ku nënvizoi se kjo e fundit po përpiqet që të vendosë BE-në në provë dhe të nxisë përçarje.

"Ajo që shoh në përgjithësi, edhe në vendet në vijën e frontit, kemi pasur dronë në Poloni, kemi pasur ndërhyrje në hapësirën ajrore në Estoni. Është një model, dhe ky model vjen nga Rusia. Dhe sado që Rusia përpiqet të na vërë në provë, ajo gjithashtu përpiqet të nxisë përçarje dhe ankth në shoqëritë tona. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë", tha ajo.

Ndërkohë edhe Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt gjatë një konference për shtyp deklaroi se çështja e dronëve është shumë aktuale ndaj do të krijojnë një qendër të përbashkët për mbrojtjen nga dronët, e cila do të mundësojë shkëmbimin e informacionit midis Landeve dhe qeverisë federale, do të kryejë analiza të kërcënimeve dhe do të koordinojë masat operative.

"Në fushën e sigurisë, po merren vendime kyçe: duke filluar nga java e ardhshme, Këshilli i Ministrave do të diskutojë reformën e Aktit Federal të Policisë, i cili ka ngecur prej vitesh. Teksti i ri do të përmbajë gjithashtu dispozita specifike për mbrojtjen nga dronët, duke krijuar kështu një bazë të fortë ligjore në këtë fushë. Çështja e dronëve është me të vërtetë shumë aktuale. Ne e njohim rritjen e kërcënimeve hibride: spiunazhi dhe sabotimi janë rreziqe në rritje, të cilat, ndonëse ndonjëherë abstrakte, po bëhen më të dukshme çdo ditë. Nevojiten përgjigje konkrete: identifikimi, neutralizimi dhe përgjimi i dronëve, deri në rrëzimin e tyre, nëse është e nevojshme.

Për këtë arsye, Akti i Sigurisë së Aviacionit do të rishikohet gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes, në mënyrë që - përveç policisë - edhe Bundesëehr të mund të ndërhyjë, bazuar në parimin e ndihmës administrative, në mbrojtjen nga dronët. Ne gjithashtu do të krijojmë një qendër të përbashkët për mbrojtjen nga dronët, e cila do të mundësojë shkëmbimin e informacionit midis Landeve dhe qeverisë federale, do të kryejë analiza të kërcënimeve dhe do të koordinojë masat operative. Vetëm përmes veprimeve të përbashkëta nga qeveria federale dhe Landet mund të përgatitemi në mënyrë adekuate për këtë sfidë të re", shpjegoi Dolbrindt.

Komuniteti Politik Evropian është lançuar më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.

Në samitin e parë të mbajtur në tetor të vitit 2022 në Pragë, Macron e hodhi poshtë nocionin se ishte një lloj zëvendësimi për anëtarësimin në BE, duke ia kujtuar këtë udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Kremlini: Edhe ne mendojmë si Trump, nëse doni paqe, përgatituni për luftë

1759338131_1637525483c16a922f5624a63a7fe99ee421f760b.webp

Duke komentuar deklaratat e Donald Trump gjatë takimit të djeshëm me gjeneralët amerikanë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia pajtohet me idenë se “nëse do paqe, duhet të përgatitesh për luftë”.

“Shprehja ‘nëse do paqe, përgatitu për luftë’ nuk është e re, ka ekzistuar në histori dhe është përdorur nga shumë politikanë”, tha Peskov, duke u cituar nga agjencia Interfax. “Edhe ne – shtoi ai – preferojmë të forcojmë në çdo mënyrë forcat tona të armatosura, duke mbetur gjithsesi mbështetës të paqes dhe të gatshëm për të zgjidhur çdo problem, përfshirë krizën në Ukrainë, përmes negociatave diplomatike”.

Ora 18:39
Metsola: Dronët janë bërë arma kryesore ndaj Rusisë, të shfrytëzojmë përvojën e Kievit

1759336808_163729049dcadb2cd599e4c6591e5644fec45802f.webp

“Dronët janë shndërruar në një armë kryesore lufte. Presidenti Zelensky e ka bërë të qartë se Ukraina është e gatshme: ka përvojën në terren dhe kapacitetet industriale për të prodhuar edhe më shumë. Ajo që mungon, megjithatë, janë financimet. Ajo që dikur ishte sekret, tani është e dukshme, dhe në këtë rast ne mund të mbështetemi realisht te ekspertiza e Ukrainës”.

Kështu u shpreh presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, gjatë fjalës së saj në samitin informal të BE-së.

Ora 18:31
Macron: Jo vetëm mur dronësh ndaj Rusisë, por edhe paralajmërim i hershëm dhe aftësi frenuese

1759336573_17115367849749791712f4ce7bbfda9c59e04ded9.webp

Më shumë sesa një “mur dronësh”, Bashkimi Europian duhet të pajiset me “një sistem të tërë vëzhgimi, paralajmërimi të hershëm, mbrojtjeje dhe aftësish frenuese”. Këtë e theksoi presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur në Kopenhagë, në krah të Këshillit Europian informal, ku sqaroi se ideja e “murit të dronëve” është një thjeshtim, pas të cilit fshihet një realitet shumë më “i ndërlikuar”.

“Ky është drejtimi ku po ecim. Po avancojmë me hapa të shpejtë për të pasur kapacitete shtesë me dronë, fillimisht për të ndihmuar Ukrainën, por edhe për ne vetë, si dhe për të zhvilluar sisteme anti-dron gjithnjë e më efikase”, shtoi Macron. Ai u shpreh skeptik ndaj “termave të përdorur shpesh me nxitim”, duke theksuar se “gjërat janë më të sofistikuara, më komplekse. Ajo që na nevojitet realisht janë sisteme të avancuara paralajmërimi të hershëm, që të mund të parashikojmë më mirë kërcënimet”.

Këto sisteme, kujtoi ai, “ekzistojnë tashmë teknikisht, por duhet t’i zhvillojmë së bashku. Duhet të kemi aftësi frenuese me kapacitete goditëse me rreze të gjatë, me aftësi balistike europiane. Na duhen më shumë sisteme mbrojtjeje me detektim të dronëve. Ka inovacion, por duhet edhe kapacitet prodhimi europian. Pjesë e këtij kompleksi është edhe fuqia bërthamore frenuese”, përfundoi Macron.

Ora 18:30
Përfundon takimi informal mes liderëve të BE-së në Kopenhagen, por mund të rifillojë pas darkës me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës

1759336304_181211425d5721ab184984a0baabf9d6af5a1e41c.webp

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian, të mbledhur në Kopenhagë për samitin informal të Këshillit Europian, kanë përfunduar diskutimin mbi mbrojtjen europiane dhe kanë nisur debatin për Ukrainën. Sipas burimeve të BE-së, për shkak të debatit të ngjeshur mbi këtë temë, ekziston mundësia që takimi të rifillojë pas darkës së liderëve me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës, rreth orës 21:30. Konferenca për shtyp pritet të zhvillohet në përfundim të mbledhjes.

Ora 16:25
Von der Leyen: 4 miliardë euro për Ukrainën për mbrojtjen

1757004709_ursulavonderleyen.JPG

Ursula von der Leyen

BE do të japë një tjetër paketë ndihme për Ukrainën. Në prag të këshillit politik Evropian, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, përsëriti sot nga Kopenhageni se Ukraina është vija e parë e mbrojtjes së vendeve evropiane kundër agresionit rus dhe, për këtë arsye, duhet të mbështetet përmes kredive ekonomike dhe ndihmës ushtarake. "Kjo është arsyeja pse sot po ofrojmë 4 miliardë euro për Ukrainën, 2 miliardë euro nga të cilat do të investohen në dronë", njoftoi von der Leyen, duke shtuar se propozoi kredi dëmshpërblimi për Ukrainën bazuar në asetet ruse të konfiskuara". "Nëse të gjithë biem dakord që Ukraina është vija jonë e parë e mbrojtjes, ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën", tha von der Leyen.

Ora 14:58
Takimi i Këshillit Politik Evropian, i pranishëm edhe Rama! Niset drejt Kopenhagen

1756900715_edirama.jpeg

Foto: Edi Rama

Takimi informal i Këshillit Evropian është duke u zhvilluar në Pallatin Christiansborg në Kopenhagen, ku marrin pjesë liderë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit. Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili pritet të niset drejt Kopenhagës gjatë orëve të pasdites.

Në këtë takim liderët e BE-së do diskutojnë se si të forcojnë: mbrojtjen e përbashkët evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën.

Takimi informal u drejtua nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe u prit nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Liderët e BE-së do të diskutojnë në këtë takim se si të forcojnë mbrojtjen e Evropës, edhe në dritën e shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore nga Rusia në disa shtete anëtare të BE-së.

“Këto provokime e kanë bërë edhe më të qartë nevojën që BE-ja të përshpejtojë dhe intensifikojë përpjekjet për të ndërtuar një Evropë që mund të reagojë në mënyrë efektive, të pavarur dhe të bashkuar ndaj kërcënimeve të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e KiE-së.

BE-ja është e përkushtuar që deri në vitin 2030 të rrisë ndjeshëm gatishmërinë e saj mbrojtëse dhe ka ndërmarrë hapa konkretë muajt e fundit për të arritur këtë synim. Këto përfshijnë: forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e financimit në mbrojtje, zhvillimin e bazës industrial, krijimin e mundësive për prokurime të përbashkëta, në përputhje të plotë me NATO-n.

Këto diskutime do t’i japin udhëzime Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë për hartimin e një plani për zbatimin e objektivave të gatishmërisë mbrojtëse të BE-së, që do të prezantohet në takimin e Këshillit Evropian më 23-24 tetor.

Ora 14:16
Von der Leyen: Po jetojmë në kohë të vështira, Rusia po na vë në provë

1759221625_ursulavonderleyen.JPG

Foto: Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas mbërritjes së saj në samitin joformal të BE-së tha se koha që po jetojmë është sfiduese.

"Jetojmë në kohë sfiduese. Lufta ruse kundër Ukrainës është ende duke vazhduar. E shohim Rusinë duke vënë në provë vendosmërinë tonë. Prandaj, këto janë kohë kur është absolutisht e rëndësishme të kemi një ndjenjë të përbashkët urgjence dhe uniteti për t'iu përgjigjur këtyre sfidave. Dhe kështu, ky Këshill Evropian joformal në Kopenhagen vjen pikërisht në kohën e duhur", tha Ursula von der Leyen.

 Von der Leyen gjithashtu përmendi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, ku nënvizoi se kjo e fundit po përpiqet që të vendosë BE-në në provë dhe të nxisë përçarje.

"Ajo që shoh në përgjithësi, edhe në vendet në vijën e frontit, kemi pasur dronë në Poloni, kemi pasur ndërhyrje në hapësirën ajrore në Estoni. Është një model, dhe ky model vjen nga Rusia. Dhe sado që Rusia përpiqet të na vërë në provë, ajo gjithashtu përpiqet të nxisë përçarje dhe ankth në shoqëritë tona. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë", shtoi ajo.