Udhëheqësit e G7 pas takimit online: Do vijojë mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën

Udhëheqësit e G7 pas takimit online: Do vijojë mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën

1652034439_Screenshot8.jpg

Pas përfundimit të takimit të zhvilluar online mes udhëheqësve të G7 ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se mbështetja ushtarake dhe financiare do të vazhdojë në Ukrainë.

"Për këtë qëllim, ne do të vazhdojmë ndihmën tonë të vazhdueshme ushtarake dhe të mbrojtjes për Forcat e Armatosura të Ukrainës, do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në mbrojtjen e rrjeteve të saj kundër incidenteve kibernetike dhe do të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, duke përfshirë sigurinë e informacionit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në rritjen e saj sigurinë ekonomike dhe energjetike”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Ukrainës Zelensky në fjalën e tij është shprehur se Ukraina do të vijojë të mbrohet dhe se qëllimi i tij përfundimtarë është tërheqja e plotë e forcave ruse nga Ukraina.

"Ukraina mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me anëtarët e G7 për të mbështetur stabilitetin makroekonomik të Ukrainës përballë sfidave të paraqitura nga pushtimi i plotë rus, shkatërrimi masiv i infrastrukturës kritike dhe ndërprerja e rrugëve tradicionale të transportit detar për eksportet ukrainase", tha Zelensky.

G7 u zotua gjithashtu të "rrisë" ndihmën financiare afatshkurtër për Ukrainën në javët në vijim, si dhe të vazhdojë të zhvillojë opsione për rindërtimin afatgjatë të vendit.

“Në javët e ardhshme, ne do të shtojmë mbështetjen tonë financiare kolektive afatshkurtër për të ndihmuar Ukrainën të mbyllë boshllëqet financiare dhe të ofrojë shërbime bazë për popullin e saj", thuhet në deklaratë.

Deklarata me shtatëmbëdhjetë pika njofton gjithashtu se të gjitha vendet e G7 bien dakord të heqin dorë nga nafta ruse dhe se pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin sjell "turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj".

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Takimi i G7: Do të vazhdojmë sanksionet! Të paktën 60 të vdekur pas sulmit në një shkollë në Luhansk! Zonja e parë e SHBA vizitë të fshehtë në Ukrainë, takim me gruan e Zelenskyt


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit