BRUKSEL- Për dy ditë radhazi, Komiteti Ushtarak i NATO-s, të cilit i janë bashkuar edhe Finlanda e Suedia si të ftuar, janë takuar në formatin e Shefave të Mbrojtjes në Bruksel. Në ditën e dytë të takimit, që ishte sot, pwrpos tw tjerave u diskutua edhe për Kosovën.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media të publikuar në faqen zyrtare të NATO-s, dita e dytë e takimit filloi me diskutim për misionin e KFOR-it në Kosovë.

“Shefat e Mbrojtjes e filluan ditën e dytë me një takim për misionin e Forcave në Kosovë, ku iu bashkuan partnerët e tyre operativ Armenia, Austria, Finlanda, Irlanda, Moldavia, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.” – thuhet në njoftim.

Në fund të pjesës tjetër ku flitet për Kosovën, thuhet se shefat e Mbrojtjes riafirmuan përkushtimin e tyre ndaj misionit të KFOR-it, i cili është të promovojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe të garantojë lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga fillimi i këtij viti tri herë ka përmendur nevojën e rritjes së trupave të NATO-s në vend.

Megjithatë, në komunikatë nuk përmendet diku një gjë e tillë.