Drejtuesi i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Evropian, pjesë e grupit S&D (Socialistët dhe Demokratët), eurodeputeti Andreas Schieder, e ka cilësuar si historik procesin e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, ai kërkoi përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për Shqipërinë dhe Malin e Zi që kryesojnë procesin.
Duke marrë shembullin e Shqipërisë, Schieder tha se integrimi i vendit në BE është zgjidhje për shumë probleme, përfshi edhe për kërkesat e protestuesve.
Pjesë nga fjala e Schieder, për raportin për Shqipërinë:
Udhërrëfyesi është gjëja e duhur. Ky projekti historik i zgjerimit duhet të bëhet benda zgjedhjeve të ardhshme vendore për vendet që kryesojnë. Ne duhet të bëjmë punët tona brenda në Bashkimin Evropian.
Unë besoj se për Shqipërinë sfidat janë në shoqëri. Mjedisi për shembull tregon se integimi është zgjidhja. Ajo që protestuesit po kërkojnë realizohet edhe përmes negociatave me Bashkimin Evropian apo integrimin në tërësi.
Lajmi kryesor:
KE udhërrëfyes për Shqipërinë: Në 2027 mbyllim negociatat, Këshilli të bëjë gati Traktatin e Anëtarësimit! Paketë të posaçme financiare






