Dy pilotët i zë gjumi për 28 minuta, udhëtim i pazakontë i avionit me mbi 150 pasagjerë në bord

Dy pilotët i zë gjumi për 28 minuta, udhëtim i pazakontë i avionit me mbi 150 pasagjerë në bord

'Baltik Air'

Një rast i pazakontë ka ndodhur me kompaninë e fluturimeve indoneziane ‘Baltik Air, ku gjatë një fluturimi nga Sulawesia juglindore drejt Xhakartës, dy pilot të avionit i zuri gjumi.

Për këtë kompania e fluturimeve mori një paralajmërim shumë të fortë nga Ministria e Transporteve e Indonezisë. Ministri i Aviacionit Civil u shpreh se për këtë rast do të ndërmerret një investigim i plotë, pas të cilave do të jepen edhe sanksionet e duhura.

Raporti fillestar nga Komiteti i Sigurisë së Transportit Kombëtar zbuloi se të dy pilotët ishin në gjumë përreth 28 minuta gjatë fluturimit BTK6723 më datë 25 janar.

Pavarësisht disa gabimeve gjatë udhëtimit, avioni, të 153 pasagjerët dhe 4 mbikqyrësit e kryen udhëtimin pa ndonjë dëmtim.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/03/2024 00:57

    Ka qene ne funksion autopiloti,prandaj s'ka ndodhur asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi