Kushtet e reja për të udhëtuar në Austri/ Nga nesër qytetarët e pavaksinuar duhet të kenë test negativ të COVID dhe do karantinohen 10 ditë

Kushtet e reja për të udhëtuar në Austri/ Nga nesër qytetarët e pavaksinuar duhet të kenë test negativ të COVID dhe do karantinohen 10 ditë

Foto ilustruese

Duke nisur nga nesër qytetarët e pavaksinuar që udhëtojnë drejt Austrisë duhet të paraqesin testin që tregon se janë negativ sa i përket COVID si dhe do të karantinohen. 

Kushtet e reja janë bërë me dije nga ministria e Jashtme e cila thekson se  të gjithë udhëtarët e pavaksinuar mund të hyjnë në Austri, duke u regjistruar paraprakisht. Kurse me të mbërritur në Austri do karantinohen për 10 ditë.

Në njoftim theksohet se karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

Pa pasur nevojë të karantinohen lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri  vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjeksore që tregon se e kanë kaluar COVID-19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 1️5 shtator 2021, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por:

-duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English) https://entry.ptc.gv.at/en.html ,

-të paraqesin një test negativ të COVID-19  dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

 Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

  • ▪️ Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;
  • ▪️ Forca humanitare;
  • ▪️ Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;
  • ▪️ Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Për informacione më të përditësuara dhe detajuara për hyrjen në Austri mund të drejtoheni https://www.austria.info/en

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë