Udhëtimi mbi ngjyra i piktorit nga Elbasani/ Gazmend Xhaferri ecën në gjurmët e të atit: Me këtë punë mbaj familjen!

Asgjë nuk i shpëton syrit të tij. Çdo ditë Gazmend Xhaferrin e gjen të zhytur mes ngjyrash; kërkon të zgjojë përjetimet e njerëzve me pikturat e tij, të mbajë gjallë traditat dhe historinë e vendit, por edhe të mbetet në memorien e artdashësve.

I ati ishte mësuesi dhe kritiku i tij më i fortë. Gazmendi ndihet krenar që po ecën në gjurmët e tij dhe që këtë profesion ia ka trashëguar edhe fëmijëve.

"Në studion time nuk ka vetëm punë të miat, ke skulptura të vajzës, punë të bashkëshortes. Djali po ashtu është piktor shumë i mirë, por punon me tatuazhet në Gjermani. Të gjithë në familje jemi angazhuar me pjesën e pikturës".

Refuzon të largohet nga Elbasani pasi është qyteti ku ka lindur dhe është rritur dhe që vazhdon ta frymëzojë në krijimtarinë e tij.

Çdo ditë, udhëton drejt Tiranës për të shitur punimet e tij, pasi tregu i blerësve është më i madh. Ndonëse nuk i pëlqen arti abstrakt, janë të shumta rastet kur i është dashur të përshtatet me kërkesat e klientëve.

Klikoni videon e plotë të emisionit për të parë të detajuar si është një ditë e zakonshme nga jeta e tij.

Emisionin "Një nga ne" mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report TV.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë