Udhëtoi në Verona me motoskaf, kush është Agron Hoti, piktori që i shiti pikturën Cristiano Ronaldos

Udhëtoi në Verona me motoskaf, kush është Agron Hoti, piktori që i shiti pikturën Cristiano Ronaldos

Agron Hoti dhe Cristiano Ronaldo

Verona emigroi 21 vite më parë me një motoskaf klandestin, si shumë shqiptarë të tjerë. Por, sot, jeta e Agron Hotit  ka ndryshuar. Tanimë, siç shkruajnë mediat italiane, ai ka familjen por edhe studion e tij në këtë qytet.

Prej 20 vjetësh ka ndërtuar një karrierë të pasur, si artist bashkëkohor që i kapërcen edhe kufijtë e Italisë.

Itali e konsiderojnë si “piktori i ngjyrave” dhe pas lëvrimit të skulpturës e të tjera gjinive piktoreske, ka gjetur veten në artin abstrakt.

Ajo çka bëri që së fundmi të ktheheshin reflektorët tek puna e tij, ishte një pikturë që ka shitur tek ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, pikërisht gjatë ndeshjes së Serisë “A” të Veronas me Juventusin. Piktura ka në fokus pesë “Champions league” të fituar prej tij dhe realizimin e saj artisti e shoqëron gati me një performancë.

Gjatë takimit, me Ronaldon artisti rrëfen se ka ruajtur distancën, kjo edhe për shkak të pandemisë së COVID-19.

Por, ky nuk do të jetë i vetmi nga të famshmit e futbollit që do të mbajë pikturën e tij. Siç thotë për mediat, i radhës do të jetë Ibrahimoviç.

Agron Hoti dhe Cristiano Ronaldo 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban