FUSHË KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë - Laç. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 50 vjeçari N.Sh, i cili lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një kamion 'MAN' në fshatin Luz,  që drejtohej nga S.D.

Pas këtij aksidenti drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nxjerrë detaje të tjera në lidhje me këtë aksident.

Aksi Fushë Krujë-Laç është një nga 'pikat e zeza' në Shqipëri për sa i përket aksidenteve me pasojë vdekjen.