TIRANE - Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës pranë “QTU”-së, kur një i ri i cili po udhëtonte me motoçikletë humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarëset. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
I riu po udhëtonte pa kokoren mbrojtëse, dhe nga përplasja ka marrë plagë dhe në kokë. Ai është dërguar në Spital Ushtarak dhe gjendet i shtruar në repartin e ranimacionit në rrezik për jetën.
Policia në vendngjarje kreu hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte i riu.
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com