Udhëzimi, më 15 Shtator delegatët
dorëzojnë listat: 5 % gra dhe të rinj

Udhëzimi, më 15 Shtator delegatët<br />dorëzojnë listat: 5 % gra dhe të rinj
TIRANE -  Publikohet udhëzuesi i Partisë Demokratike për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Udhëzimi i Bashës është miratuar në datën 9 shtator dhe është firmosur nga ai vetë pas konsultave që bëri me ish-kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Në shkresën që kreu i demokratëve i ka dërguar koordinatorëve të procesit si edhe kryetarët e degëve përcakton se cilët janë personat që kanë të drejtë që të marrin pjesë në Konventën e Partisë Demokratike, persona këto që do të zgjedhin edhe Këshillin e ri Kombëtar të PD-së. krahas kësaj, Basha do të nxjerr një udhëzim tjetër për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar.

“Zyra e organizimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe degët e Partisë Demokratike të marrin masa për njoftimin dhe pjesëmarrjen e trupës zgjedhore të Kuvendit Kombëtar të përbërë nga: Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e seksioneve që kanë mbi 50 anëtar të regjistruar deri ditën e zhvillimit të kuvendit të degës së Partisë Demokratike; Kryetarët e grupseksionemve të Partisë Demokratike; Anëtarët e Këshillit Kombëtar aktual të Partisë Demokratike; Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë; Sekretarët funksional të Partisë Demokratike, koordinatorët tematikë, koordinatorët e procesit zgjedhor në degët e Partisë Demokratike dhe funksionarët e Selisë Qendrore të Partisë Demokratike; Kryetarët e njësive vendore, (qarqe, komuna, bashki dhe minibashki) dhe kryetarët e Këshillave Bashkiak dhe komunal të Partisë Demokratike; Anëtarët e Kryesive të Degëve të Partisë Demokratike në rrethe dhe anëtarët e Komisioneve të Apelimit në degët e Partisë Demokratike”,- përcaktohet në udhëzimin e Bashës për mbledhjen e Konvetës Kombëtare të PD-së. Veç kësaj, pjesë e Kuvendi do të jenë edhe përfaqësuesit nga Forumi Rinor si edhe nga Lidhja e Demokratike e Gruas.

“Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të dorëzojnë brenda datës 15 shtator 2014 në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike listën emërore të delegatëve të përcaktuar sipas këtij udhëzimi. Zyra e organizimit të kryejnë verifikimet e duhura në mënyrën që nga lista e delegatëve që vijnë sipas pikës 1 dhe 2 të Udhëzimit nr.6, të ketë përfaqësues të LDGSH-së dhe FRPD-së jo më pak se pesë për qind për secilën organizatë partnere”,- theksohet në udhëzuesin e Bashës. 

PD mbledh grupin e parë të punës, mungon një anëtar

Partia Demokratike ka zhvilluar dje mbledhjen e parë të gurpit të punës të shëndetësisë. Ky grup pune përbëhet nga deputetët demokrat si Albana Vokshi, Myqerem Tafaj, Albina Deda, Halim Kosova, Florion Mima, Bedri Miha dhe Roland Keta. Por ky i fundit nuk mori pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Partisë Demokratike për çështjet shëndetësore. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura ku media nuk u la që të hynte duke bërë vetëm përjashtim për Televizionin Publik.

Në këtë mënyrë, PD ka dubluar tërësisht Parlamentin pasi edhe në seancat plenare vetëm Televizioni Publik lejohet që të ketë akses në sallën e deputetëve.
Mbledhja e deputetëve të PD-së u bë në sallën e Kryesisë së Partisë Demokratike duke mos pasur një sallë të veçantë për mbledhjen. Komisioni përbëhej nga 7 anëtar ku që në mbledhjen e parë njëri e bojkotoi por duke mos e rrezikuar kuorumin. Në përfundim të mbledhjes, kryetarja e Komisionit të PD-së për Shëndetësinë dha edhe prononcimin e saj për këtë mbledhje duke thënë se ishte një diskutim rutinë ku u miratua kalendari i punimeve si edhe përcaktimi i relatorëve, gjëra këto që janë identike edhe me procedurat parlamentare.

“Ishte mbledhja e parë e anëtarëve të grupit për Shëndetësinë dhe Çështjeve sociale, në të cilën u diskutua e gjithë rruga që do të ndiqet në vijim me shqyrtimin dhe oponencën tonë dhe u hartua një kalendar, sipas të cilit do të ndiqen të gjitha projektligjet e hartuara nga Parlamenti. Javën që vjen do të kemi edhe diskutime për projektligjet e tjera që do të vijnë në komisionin përkatës, ndërsa sot u diskutuan çështje të ndryshme të sektorit të Shëndetësisë, që siç e ndieni edhe ju, është në ditën e saj më të zezë, për shkak të probleme që po prekin të gjitha aspektet kryesore të saj, të cilat duhen të jenë të pavarura nga qeveria.

Kjo ishte mbledhja e parë e anëtarëve të PD në grupe pune, pas bojkotit të Parlamentit për shkak të dhunimit të njërit prej deputetëve tanë, të dhunimit të fjalës së lirë dhe të heshtjes, që qeveria e Rama-Metës kërkon. Megjithatë, ne nuk do të heshtim dhe do të bëjmë oponencë ndaj të gjitha projektligjeve të kësaj mazhorance, duke thënë fjalën tonë”, u shpreh Vokshi. 

faksimile basha
faksimile basha

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën