Shqipëria është surprizuar, pasi UEFA ka ushtruar një kontroll të befasishëm anti-doping gjatë seancës së fundit stërvitore që po zhvillonte mbrëmë në Austri.
 
Disa nga futbollistët e përzgjedhur për t’iu nënshtruar testit anti-doping sipas Super sport ishin Abrashi, Cana, Hysaj, Gashi, Xhaka, Memushaj, Berisha, Balaj dhe Shala.
 
Rezultatet e testeve anti-doping pritet që të dalin në vazhdim, ndërsa sot kuqezinjtë do të zhvillojnë testin e parë miqësor ndaj Austrisë në 17:30, pasi të martën luajnë përballë Luksemburgut.






d.b/shqiptarja.com