UEFA ka zgjedhur arbitrat të cilët do të gjykojnë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve për Shqipërinë, që do të luhet të martën në orën 20:45 në transfertë kundër San Marinos. Ata do të jenë një 6-she nga Hungaria me kryesor Mihaly Kapraly, i cili gjykon për herë të parë në një kompeticion të kombëtareve.

Deri më sot ai kishte gjykuar vetëm në miqësore dhe interesant është fakti se ndeshja e parë në nivel kombëtaresh ka qenë Azerbajxhan-Shqipëri e mbyllur me rezultatin 1-3 në 2024. Arbitrat e tjerë do të jenë Balazs Buzas, Peter Kobor, Marcell Derdak i katërt dhe Tamas Bogner e Katalin Kuclcsar në VAR.

Për Shqipërinë fitorja kundër San Marinos është detyrim jo vetëm për faktin se vendi i parë në grup është detyrim, por edhe sepse kundërshtari është rivali më i dobët që mund të ekzsitojë. Nga 211 përfaqësuese në botë në renditjen e FIFA-s San Marino mban pikërisht vendin e 211.