UEFA ka gjobitur Interin dhe Romën për shkak të mosrespektimit të “Fair-Play”-t financiar. Klubi zikaltër është gjobitur me 20 milionë euro gjobë dhe është urdhëruar të reduktojë numrin e lojtarëve nga 25 në 21 në Europë.
UEFA ka gjobitur Interin dhe Romën për shkak të mosrespektimit të “Fair-Play”-t financiar. Klubi zikaltër është gjobitur me 20 milionë euro gjobë dhe është urdhëruar të reduktojë numrin e lojtarëve nga 25 në 21 në Europë për edicionin e ri. 6 milionë euro Interi do t’i paguajnë direkt.
Për të njëjtën arsye është ndëshkuar edhe Roma, por me një gjobë më të lehtë. Ajo do të paguajë 6 milionë euro, 2 direkt dhe 4 me kushte. Gjithashtu do t’i duhet të reduktojë numrin e lojtarëve nga 25 në 22.