UEFA dënon Shqipërinë, humb 
ndeshjen me Serbinë dhe gjobë
Reagimet e Ramës dhe / 
Apelon FSHF/ 
/ Daçiç:Të riluhej

UEFA dënon Shqipërinë, humb <br />ndeshjen me Serbinë dhe gjobë<br />Reagimet e Ramës dhe / <br />Apelon FSHF/ <br />/ Daçiç:Të riluhej
TIRANE - UEFA habit gjithë botën duke i dhënë të drejtë Serbisë për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve, madje duke ligjëruar racizmin në futboll, ndërsa Ivan Bogdanovic që duhet të ishte në burg, nuk i ka bërë aspak përshtypje Disiplinës që nuk e ka “parë” në fushë duke sharë ofenduar dhe kërcënuar kuqezinjtë. Për këto dhe shumë të tjera UEFA vendosi që Shqipëria dhe jo Serbia të humbiste ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe të gjobitet me 100 mijë Euro. Ndërsa Serbia për të balancuar politikisht dënimin u dënua me heqjen e tre pikëve të fituara ndaj Shqipërisë duke zeruar takimin dhe të dënohet me 100 mijë euro gjobë dhe 2 ndeshje pa tifozë.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s tha fjalën e fundit dhe ndryshe nga çdo pritshmëri e Federatës sonë të Futbollit, Shqipëria penalizohet rëndë dhe i jep fitoren në tavolinë Serbisë. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila duke e cilësuar të çuditshëm vendimin e UEFA-s tha se do t’i drejtohet Komisionit të Apelit për të marrë 3 pikët. Shqipëria ka më shumë shpresë te Apeli, pasi është më i pavarur sesa Komisioni i Disiplinës, madje disa herë ka qenë në pole të kundërta me qëndrimet e UEFA-s.  FSHF apelon vendimin e UEFA-s: Absurd, s'u dënua dhuna e racizmi

Vendimi i Disiplinës ishte më pak i mundshmi dhe i pritshmi nga të gjithë, pasi Shqipëria u dënua se nuk pranoi të rikthehej në fushë edhe pse u dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht si para, gjatë dhe pas ndeshjes tmerrësisht. Ndërsa gjoba vjen si pasojë e lëshimit të dronit në fushë, edhe pse autorësia e këtij të fundit nuk u vërtetua nga pala serbe. Megjithatë edhe nëse do të ishte vërtetuar, ndeshja nuk u ndërpre për këtë shkak, por për hedhjen e sendeve të forta në fushë. Kjo nuk u ka mjaftuar për t’i bindur tre anëtarët e Disiplinës, nga Gjermania, Andora dhe Austria për të vendosur në favor të Shqipërisë.

Ndeshja e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri u ndërpre pas valëvitjes së flamurit me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin “Partizani” në Beograd. Mjaftoi thjesht një flamur i telekomanduar përmes dronit, për të ngjallur dhunën e tifozët serbë të quajtur huliganë. Ata hynë në mesin e fushës së blertë pa u ndalur nga forcat e policisë serbe dhe dhunuan lojtarët e kombëtares sonë me mjete të forta. Mungesa e sigurisë në fushë, në kushtet kur kuqezinjtë u qëlluan dhe nga vetë policët serbë, detyroi kombëtaren tonë të mos rikthehet më në lojën e ndërprerë në minutën e ’41. "Shqipëria etnike" fluturoi mbi Beograd, ndeshja u ndërpre

Vendimi i UEFA-s, asnjë nga skuadrat nuk merr 3 pikëshin. Serbi, Shqipëri s’luajnë nga vendi
Me vendimin e UEFA-s ndeshja Serbi-Shqipëri, është njësoj si të mos ishte luajtur, kjo për faktin se në klasifikimin e dy skuadrave në Grupin I, Shqipëria dhe Serbia nuk ndryshojnë asnjë vend. UEFA i dha fitoren në tavolinë Serbisë 3-0, por i hoqi asaj 3 pikët. Çka do të thotë se në grupin I Shqipëria mbetet po me 4 pikë dhe Serbia në vendin e fundit po me 1 pikë. Serbia ka vetëm 3 golat avarazh të cilat i shërbejnë vetëm nëse shënon barazim me një tjetër skuadër në klasifikim.


Vendimi i plotë i UEFA-s, i publikuar ne faqen zyrtare
"Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s u mlodh dje dhe mori vendimin e mëposhtëm pas incidenteve të shumta që ndodhën gjatë ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian Francë 2016 mes Serbisë dhe Shqiëprisë, e cila u luajt në Beograd më 14 Tetor.

Komisioni Disiplinor  vendosi ta shpallë ndeshjen e lartëpërmendur të braktisur. Si rrjedhojë, Federata Shqiptare e Futbollit konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0. Përvec kësaj, FSHF është gjobitur me 100 mijë euro.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur gjithashtu t’i heqë Serbisë 3 pikë nga grumbullimi në kualifikueset euro 2016. Përveç kësaj, Federata serbe është urdhëruar për të luajtur dy ndeshjet e ardhshme pa tifozë. Së fundi, shoqata është gjobitur me 100.000 €.

Këto vendime janë të hapura për t’u apeluar".
 
FOTOT/ Momentet me pikante te ndeshjes Serbi-Shqiperi me 14 Tetor ne Beograd

Vendimi i UEFA-s

Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë me Serbinë.
Shqipëria dënohet edhe me 100 mijë Euro gjobë.
Serbia gjobitet me 100 mijë Euro,
Serbia dënohet me 2 ndeshje pa tifozë
Serbia fitoi ndeshjen, por nuk i quhen 3 pikët


Akuzat e UEFA-s, ja përse u hetua Shqipëria dhe Serbia
UEFA vuri nën hetim Shqipërinë për dy akuza: mos rikthimin e kuqezinjve në fushë dhe vazhdimin e lojës pas ndërprerjes në minutën e 41’, si dhe për flamurin e telekomanduar me dron mbi stadiumin e Beogradit, për të cilin deri më tani nuk ka autorësi.

Ndërsa Serbia u akuzua për mosorganizim të ndeshjes, invadim të fushës (me futjen e tifozëve serbë në fushën e blertë), hedhjen e fishekzjarrëve gjatë lojës dhe përdorimi i lazerit ndaj futbollistëve. Serbia nuk mori asnjë akuzë për koret raciste të tifozëve serbë të cilët për mëse 40 minuta thërrisnin “vritini shqiptarët”.

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s kishte në dorë dosjet e palës shqiptare dhe asaj serbe që prej datës 21 tetor, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe anëtarët grumbulluan informacionet e tyre dhe gjithashtu relacionet e zyrtarëve të ndeshjes. Vendimi ishte parashikuar të jepej të enjten por u shty për mëngjesin e së premtes për shkak të dosjes voluminoze të sjella nga dy federatat.

Ja si u mbrojt Shqipëria në UEFA, kërkoi 3 piket në tavolinë
Ja provat e dhunës ku u mbështet FSHF për t’i kërkuar drejtësi UEFA-s

Te gjitha reagimet per vendimin e UEFA-s

Cana: Kjo nuk është drejtësi
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka komentuar fare shkurt vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s. 

“Kjo nuk është drejtësi”, ka shkruar Cana në profilin e tij në ‘Facebook’, disa orë pasi u zyrtarizua vendimi i UEFA-s që ndeshjen e ndërprerë në Beograd, e cila shkoi në favor të serbëve. 

sherri serbi

Balaj: Më fal Platini për stolin që desh e thyeva me kokë
Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj ka shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s që i dhuroi Serbisë fitoren me rezultat zyrtar 3:0, për duelin e ndërprerë në Beograd.

Balaj, i cili u godit me stol në kokë nga një huligan serb, në mënyrë ironike e falënderoi presidentin e UEFA-s, Michel Platini, për vendimin.

“Më fal Platini për stolin qe desh e thyeva me koke, bravo Uefa”, ka shkruar Balaj në Facebook.

lorik cana ndeshja serbi shqiperi
 
De Biazi: I zhgënjyer nga UEFA Shqipëria vështirë ta pranojë humbjen
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biazi është shprehur i zhgënjyer për vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s duke thënë se është e vështirë të pranojë një vendim sipas të cilit Shqipëria është mposhtur në të gjitha frontet.
 
Në një postin në rrjetin social Facebook, italiani De Biazi shkruan:
 
Serbi-Shqipëri: 3-0 në tavolinë
I zhgënjyer për një gjykim që nuk na japin drejtësi! Unë e kuptoj komitetin por unë mendoj se është e vështirë për ne që të pranojmë një vendim të cilin ne jemi mposhtur në të gjitha frontet !!! Na hoqëm edhe atë që kishim fituar në fushë! Çfarë duhet të ndodhte më shumë?”


de biazi

Fadil Vokrri i Federatës së Kosovës: Vendim politik i UEFA-s në favor të Serbisë
Edhe kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka cilësuar skandaloz vendimin e UEFA-s që i dha fitoren në tavolinë 3-0 Serbisë në ndeshjen e ndërprerë me Shqipërinë. Ai nuk ngurron ta quajë politik këtë vendim, në favor të Serbisë dhe në dëm të lojtarëve kuqezinj.
 
“Vendim skandaloz. Është një vendim politik i UEFA-s. Kur sulmohen lojtarët, UEFA vendos në favor të Serbisë”, tha Vokrri.
 
Fadil Vokrri

Duka: Vendimi i UEFA, kompromis toleroi huliganët dhe rrugaçt serbë
Në një prononcim për televizionin A1 REPORT, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka shprehu zhgënjim për vendimin e UEFA-s që i dha fitoren në tavolinë Serbisë për ndeshjen e ndërprerë me Shqipërinë më 14 Tetor në Beograd.
 
Ndërsa e cilësoi një lloj kompromisi këtë vendim, Duka tha se nuk e kishte menduar që UEFA do të ishte tolerante ndaj huliganëve serbë. Ai tha se nëse nuk është marrë parasysh racizmi me thirrjet e serbëve “vritini shqiptarët”, atëherë Federata do të kërkojë që të merren penalizime për Serbinë.
 
"Zhgënjyese. Vendimi nuk ishte i bazuar në rregulla, UEFA nuk dënoi dhunuesit e futbollit. Vendimi ishte një lloj kompromisi dhe jo për të dhënë drejtësi sportive. Nuk e dimë nëse UEFA ka marrë parasysh thirrjet raciste. Nëse jo do kërkojmë të merren penalitete për thirrjet raciste. Nuk kam menduar që UEFA do ishte kaq tolerante ndaj huliganëve e rrugaçëve”, tha Duka për A1 REPORT.
 
Duka përsëriti qëndrimin e deklaruar edhe më herët në paraprijë të vendimit, se FSHF do të apelojë vendimin e UEFA-s dhe do të kërkojë 3 pikët si dhe dënimin e dhunës dhe racizmit ndaj shqiptarëve.  

“Ky nuk është një vendim i formës së prerë. Do ta apelojmë vendimin. Kam besim sepse ngjarja është e qartë. Argumentet i kemi të pakundërshtueshme”, përfundoi Duka.

duka

Rama: UEFA nuk bëri drejtësi FSHF të nis betejën gjyqësore 
Për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama vendimi i dhënë sot nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk është aspak i drejtë. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Rama inkurajon Feredatën Shqiptare të Futbollit që të vazhdojë betejën gjyqësore kur këtij vendimi.

“FSHS bën mirë të mos hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit. Forca Shqiëpria”, shkruan kreu i qeverisë.

flamuri kuqezi rama ne fb

Tahiri: UEFA më keq se ata që shkaktuan padrejtësinë vetë!
Për ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ky vendim është një padrejtësi nga ana e UEFA-s, madje më shumë se dhe vetë ata që shkaktuar padrejtësinë!
“Ata që bëjnë kompromise "neutrale" kur i duhet të gjykojnë padrejtësi, janë më keq se ata që shkaktuan padrejtesinë vetë”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në Facebook. 

saimir tahiri

Braçe: Vendim i korruptuar dhe politik
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e ka quajtur të turpshëm dhe të pritshëm vendimin e UEFA-s për dënimin e Shqipërisë, e cila luajti një javë më parë me Serbinë.

“UEFA e Mishel Platini vendosi që ne të humbim atë që s’e humbëm kurrë, ndeshjen e futbollit në Beograd”, shkruan Erion Braçe ne Facebook.

Deputeti Braçe thekson:
 
“E neveritshme! E korruptuar dhe politike deri në zyrtarin e fundit e deri në gërmën e fundit! Siç e dinim dhe e prisnim; UEFA e Mishel Platini vendosi që ne të humbim atë që se humbëm kurrë , ndeshjen e futbollit në Beograd! Deri në minutën e 41-të rezultati ishte i bardhë, zero me zero!! UEFA vendosi që ne ta humbim sot! Ky është kulmi! Ndërkohë vendoset një standard i pashembullt për herë të parë në futboll: Ti duhet të luash një loje edhe pse të sulmojnë, edhe pse të fyejnë, edhe pse duan të të therrin, edhe pse të qëllojnë me fishekzjare, shashka, gurë, shishe, edhe pse ata që në kor këndojnë “ti therrim” hyjnë në fushë, edhe pse ata të qëllojnë, të rrahin e të shkaktojnë dëmtime fizike, edhe pse policia dhe rojet e sigurisë të qëllojnë dhe ata!! Por, ky nuk është futboll! Futbolli nuk është detyrim dhe rrezik për jetën ! Futbolli është sport , garë dhe pasion , luhet me dëshirë ! Ky është huliganizmi i futbollit !Jam i bindur që nuk ka komb a rracë të neveritshme!! Por njëra është ama; rraca e zyrtarëve të korruptuar që drejton kudo , edhe në futboll , edhe në nivelin më të lartë të saj atë evropian , në UEFA!!

erjon brace

Basha: Vendimi i padrejtë. Rama të lë llogjet, të mbështesë kombëtaren 
Pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, ka reaguar në Facebook edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili përvecse e konsideron këtë verdikt të padrejtë, i kërkon Kryeministrit Edi Rama që të angazhojë shtetin me qëllim arritjen e drejtësisë për kombëtaren shqiptare.

"I padrejte vendimi i UEFA-s. Kryeministri t`i lere llogjet në FB, të angazhojë të gjitha resurset e shtetit në mbështetje të Kombëtares dhe një vendimi të drejtë bazuar mbi të vërtetën", shkruan Basha. 

Meha: Do ngremë flamurin Kuq e Zi në Francë
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Alban Meha, pas publikimit të vendimit të UEFA-s në lidhje me incidentet që quan në ndërprerjen e ndeshjes në Beograd me 14 tetor, ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe u ka premtuar tifozëve shqiptarë se do të kualifikohen dhe do ta ngrenë Flamurin Kuq e zi në mes të Francës. 

“Padrejtësia na bën me te forte, do kualifikohemi me forcat tona dhe do shkojmë ta ngrejmë Flamurin KUQ E ZI ne mes Francës,VETEM KUNDRA TE GJITHVE sa më shumë të na dënosh aq më shumë do na bashkosh”, shkruan Meha.

Xhaka: Turp, turp i botës…dhe një sharje për UEFA-n
Taulant Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, që i jep fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë në ndeshjen kundër Shqipërisë. Futbollisti i Kombëtares sonë thotë se kjo është e turpshme. Ai nuk ngurron që të lëshojë edhe sharrje ndaj UEFA-s, pas revoltës për këtë vendim.

“Turp turp i botës , F*** UEFA”, shkruan Xhaka

xhaka

Redaksia Online
(Gre.M/D.Balla/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë