Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur në mediat italiane për organizimin e finales së Conference League në Tiranë, që deri më tani ka marrë kritika të mëdha për disa arsye. Më së shumti shkak janë bërë çmimet e larta të hoteleve për tifozët që do vijnë në kryeqytet, por edhe kapaciteti i vogël i ‘Air Albanias’.
“E vërteta është se askush nuk e priste një bum të tillë për këtë turne. UEFA e kishte menduar, ideuar, si një turne eksperimental por në fakt po rezulton e kundërta. Në vitet e fundit janë zhvilluar finale në Talin dhe Belfast, nuk më duket skandaloze që të organizohej një finale e tillë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.
‘Arena’ është një xhevahir, ka shikueshmëri perfekte, por problemi logjistik ekziston. Shumë hotele janë ezauruar, banorët lëshojnë shtëpitë e tyre me qere, por këto gjera ndodhin kudo. Ka shumë entuziazëm, unë do të bëj tifo për Romën, Mourinho verdhekuq është rinuar,”- u shpreh ndër të tjera Edy Reja për ‘Il Messaggero’.