Beogradi kërcënon se do largohet nga Euro 2024 nëse Kroacia e Shqipëria s'ndëshkohen për koret kundër serbëve! UEFA e gjobit me 14 mijë euro për thirrjet 'Kosova është Serbi' (Dokumenti)

Beogradi kërcënon se do largohet nga Euro 2024 nëse Kroacia e Shqipëria s'ndëshkohen për koret kundër serbëve! UEFA e gjobit me 14 mijë euro për thirrjet 'Kosova është Serbi' (Dokumenti)

Tirane- Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) do të bëjë kërkesë në UEFA për vendosjen e sanksioneve ndaj federatave të futbollit të Kroacisë dhe Shqipërisë për shkak të thirrjeve të tifozëve të dy kombëtareve kundër tyre. 

Në minutën '59 tifozët e dy vendeve thërrisnin: Vritini, vritini serbët!

Në letrën e tyre thuhet se thirrjet ishin ofenduese dhe “skandaloze” gjatë ndeshjes së djeshme mes dy kombëtareve.

“Ne do të kërkojmë dënimin shembullor të Kroacisë dhe Shqipërisë dhe jemi të sigurt se kjo do të ndodhë edhe nëse do të na kushtojë pjesëmarrjen në Europian. Jemi të sigurt se do të shqiptohet dënimi, e nëse jo atëherë do të mendojmë se si do të reagojmë”, tha sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe, Jovan Surbatovic.

Presidenti, Jovan Surbatovic, tha se një sjellje e tillë "nuk duhet të mbetet e pandëshkuar" dhe të presin "dënimet më të rënda të mundshme" nga UEFA.

Federata Serbe e Futbollit ka kërcënuar se nëse organi evropian nuk reagon ndaj kërkesës, mund të largohet nga gara.

Një fyerje e tillë e një kombi me klithma se duhen vrarë, ka kohë që nuk është parë nëpër aktivitete sportive. Si qytetarë të Republikës së Serbisë, si punonjës të sportit dhe futbollit, të cilët jemi të vendosur fort për zbatimin e parimeve universale të sportit dhe lojës së ndershme, jemi shumë të lënduar nga ngjarjet e kësaj ndeshje. Duke qenë se ky tërbim i një numri të madh tifozësh, që nuk mund të quhet sjellje, nuk është në përputhje me rregulloret e UEFA-s si dhe me sjelljen bazë njerëzore, kërkojmë që të ndëshkoni urgjentisht dhe ashpër përgjegjësit e ngjarjeve të sipërpërmendura dhe të siguroheni që ndeshjet luhen normalisht. Ne duam t'ju kujtojmë' thuhet ne letren e federates serbe.

UEFA e gjobit

Ndërkohë sot UEFA ka gjobitur Serbinë me 14 mijë e 500 euro për ndeshjen ndaj Anglisë e luajtuar më 16 qershor. Shkak është bërë hedhja e objekteve në fushë dhe se tifozët kanë transmetuar mesazhe apo banderola provokative që nuk kanë lidhje me sportin.

Gjatë ndeshjes është thirur "Kosova është Serbi"

Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë

S.B/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 20/06/2024 16:03

    Kosova eshte shtet i pavarur ca do Serbia qe i ankohet Uefa-s kur edhe kjo e fundit e njeh si shtet te pavarur ne kompeticionet europiane te futbollit.Shume ja krehin bishtin Serbise.Edhe kane bere krime lufte edhe hunden perpjet serbet .Keto jane faje te Europes

    Përgjigju
  • Aqifi: 20/06/2024 15:49

    Ba plasi k@ri se iken serbia . N pi”h te robve le te shkoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024