UEFA godet drejtësinë shqiptare:
S'bashkëpunuan për Skënderbeun

UEFA godet drejtësinë shqiptare:<br />S'bashkëpunuan për Skënderbeun<br>
Nga raporti I hartuar nga UEFA për Skënderbeun, bie në sy se kemi të bëjmë me një punim mjaft voluminoz për të cilin është dashur shumë kohë për të investiguar. Inspektorët e UEFA-s që janë marrë me këtë raport kanë hetuar prej gati dy vitesh të gjitha lidhjet e mundshme të drejtuesve të Skënderbeut, atyre de jure por edhe atyre de facto si ish-ministri Ridvan Bode.

Këta inspektorë kanë bërë një punë hetuese që trupëron drejtësinë shqiptare, e cila ka dy vite që nuk ka bërë asnjë hetim për këtë skandal. Ka dy vite që prokuroria shqiptare ka hapur hetim për ndeshjet e manipuluara, duke marrë edhe raportin e UEFA-s, por e ka vënë në ndonjë sirtar ku e ka harruar.

Që në vitin 2016 drejtues të UEFA-s akuzuan drejtësinë shqiptare për mungesë bashkëpunimi në rastin e hetimit të ekipit të Skënderbeut për akuzën e trukimit të ndeshjeve. "Udhëtuam disa herë në Shqipëri për këtë çështje, por kupton që harxhuam shumë kohë dhe para, pasi ishte me të vërtetë e vështirë për të bashkëpunuar me autoritetet vendase" deklaron Emilio Garcia, kreu i njësisë disiplinore dhe integritetit UEFA.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City