UEFA i hap punë Sylvinhos për në Euro 24, shkak bëhet Armando Broja dhe Marash Kumbulla
Sylvinho, Broja dhe Kumbulla
Kombëtarja shqiptare e futbollit mësoi edhe kundërshtarët për finalet e "Euro 2024" që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Kuqezinjtë u shortuan në Grupin B, teksa goglat ishin të pamëshirshme për tanët, me Shqipërinë që do ketë kundërshtarë emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Veç tyre, UEFA ka vendosur që secili ekip të ketë të gatshëm vetëm 23 futbollistë, nga 25 që kishte më parë. Kujtojmë se numri i futbollistëve të gatshëm u shtua në kohën e pandemisë "Covid-19", teksa tanimë gjithçka është rikthyer si më parë.
Me vetëm 23 emra në dispozicion, trajneri Sylvinho do duhet të skarcojë dhe lërë jashtë disa futbollistë nga grumbullimi i fundit. Sigurisht që braziliani do ketë kohë dhe miqësore në dispozicion për të ftuar emrat që janë më në formë dhe më të gatshëm për të përballur tre ekipet më sipër.
Një telash tjetër është edhe gjendja fizike e Armando Brojës dhe Marash Kumbullës. Nëse sulmuesi i Chelsea ka nisur të marrë minuta me të tijtë në Premier League, nga ana tjetër mbrojtësi i Romës do jetë gati për Mourinhon vetëm në janar.
Me shkurtimin e listës dhe formën "jo" (deri tani) të dyshes Broja - Kumbulla, mungesa e tyre në Gjermani do ishte një "luks" i tepruar për tanët. Me formën që po kalon sulmi, duhet që Sylvinho të sakrifikojë emra të tjerë për t'i bërë vend në ekip Kumbullës dhe Brojës.
Grumbullimi i fundit nga Sylvinho:
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/656df35f58fe811.JPG)
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/656df3696504f22.JPG)
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.3%
-
Jo
65.8%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3660
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat
25 Korrik, 18:15
-
Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'
25 Korrik, 16:39
-
Andi Lila: Kombëtarja, në nivelin tjetër!
25 Korrik, 14:27
-
Rinovimi me Kombëtaren, Sylvinho: Ishim të barabartë në Euro 24, para kemi sfida të reja
24 Korrik, 19:43
-
Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro
24 Korrik, 19:33
-
Zyrtare/ Sylvinho rinovon me Kombëtaren, FSHF: Objektiv kualifikimi në Botërorin 2026! Ja bilanci i brazilianit në stolin kuq e zi
24 Korrik, 08:55
-
Conference League/ Ballkani 'pa busull', barazon 0-0 me maltezët e Hamrun në aktin e parë! Emërllahu gabon penalltinë
23 Korrik, 19:58
-
Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League
23 Korrik, 19:05
-
UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë
22 Korrik, 22:04
-
Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji
22 Korrik, 19:00
-
Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian
22 Korrik, 18:28
-
Conference League/ Hidhet shorti për turin e tretë, Egnatia e Partizani njohin rivalët e mundshëm
22 Korrik, 15:38