UEFA jep lajmin e rëndësishëm, lejon ritkhmin e tifozëve në stadiume

UEFA jep lajmin e rëndësishëm, lejon ritkhmin e tifozëve në stadiume

Një lajm i mirë vjen pak ditë para se kombëtaret të mblidhën sërish për të zhvilluar ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve ose miqësoret. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen me tifozë edhe pse jo në masën 100%.  

Gjithsesi është një lajm mjaft pozitiv, i cili ishte paralajmëruar më herët nga Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, i cili para finales së Superkupës tha se kjo sfidë do të ishte një test pasi u luajt me tifozë.

Në ndeshjet e kombëtareve stadiumet do të lejohen të mbushen në masën 30%, gjithmonë nëse lejohen nga qeveritë përkatëse. Kjo vlen për të gjithë kompeticionet e UEFA-s si Champions League dhe Europa League.

Njoftimi:

Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi sot të lejojë kthimin e pjesshëm të spektatorëve për ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, aty ku lejohet nga autoritetet lokale, duke filluar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare javë e ardhshme. Vendimi erdhi pas provës së suksesshme që u realizua në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator.
Maksimumi i spektatorëve të lejuar do të jetë 30 % i kapacitetit të stadiumit përkatës, ndërkohë që tifozët miq nuk do të lejohen në transfertë deri në një njoftim tjetër.
Gjithsesi, UEFA bën me dije se lejimi i tifozëve në stadium dhe kufiri i kapacitetit të përcaktuar do të varen nga rregullat e autoriteteve lokale të çdo vendi të imponuar nga pandemia COVID. Ndeshjet e UEFA-s nuk mund të luhen me spektatorë në vendet ku autoritetet lokale e kanë të ndaluar dhe kufiri prej 30% mund të aplikohet vetëm kur limiti i vendosur nga autoritetet lokale nuk është më i ulët.
Distancimi social do të jetë i detyrueshëm për spektatorët dhe masat shtesë paraprake, të tilla si mbajtja e maskave, duhet të zbatohen në përputhje me rregulloret lokale.
Këto masa janë pjesë e protokollit të “Kërkesave minimale të shëndetit dhe higjienës së UEFA-s për kthimin e spektatorëve”, të cilat janë aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe që organizatorët e ndeshjeve do të duhet t’i respektojnë. Sidoqoftë, masat e sakta të shëndetit dhe sigurisë, që duhet të miratohen, duhet të bazohen në situatën lokale dhe në ligjet apo rregulloret specifike të vendosura nga autoritetet lokale kompetente.
Superkupa e UEFA-s dëshmoi se është e mundur që tifozët të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit në rrethanat e duhura, duke vendosur shëndetin dhe sigurinë e tyre të parat me masat lehtësuese. Ndeshja gjithashtu tregoi se tifozët i pranuan masat higjienike paraprake dhe ishin të gatshëm për t’i zbatuar rregullat e për t’u sjellë në përputhje me to.
Duke komentuar vendimin, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, tha:
“Vendimi i sotëm është një hap i parë i rëndësishëm, që vë shëndetin e tifozëve në radhë të parë dhe respekton ligjet në secilin vend. Ndërsa të gjithë përballemi me një armik të përbashkët si COVID, vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme dhe sfida të ndryshme në çdo moment të caktuar. Ky vendim lejon shumë më shumë fleksibilitet lokal për lejimin e tifozëve sesa më parë, gjithmonë duke respektuar vlerësimin e autoriteteve lokale.
27 vende në kontinent tashmë lejojnë tifozët në stadium deri në një farë mase. Në këto kohë të vështira, është e rëndësishme të sjellim më shumë shpresë dhe pasion në jetën e tifozëve të futbollit dhe ne i nxisim ata të sillen në mënyrën e duhur dhe të respektojnë masat higjienike në vend për të mirën e shëndetit të tyre, për shëndetin e tifozëve të klubit ose ekipit kombëtar kundërshtar. ”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura