Një delegacion ekspertësh të UEFA-s kanë mbërritur sot në Tiranë për të monituaruar procesin e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollity. Sipas njoftimit të FSHF në përbërje të këtij delegacioni janë Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve).
FSHF njofton se pasi të njihet me të gjitha problematikat, pretendimet e palëve dhe të shqyrtojë dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA -s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, Kryeministrit Edi Rama si edhe FSHF-së.
Delegacioni do të qëndrojë disa ditë në Tiranë, pasi UEFA është shumë e ndjeshme në rastet e ndërhyrjes së politikës në çështje të futbollit dhe procesin zgjedhor për organet drejtuese të FSHF-së.
Kujtojmë se para disa ditësh FSHF mbylli përmes një procesi manipulativ zgjedhjet në 8 shoqatat rajonale të futbollit që kanë gati 50% të votave në asamblenë e 2 marsit.
Më 10 shkurt Gjykata e Tiranës rrëzoi asamblenë e mbajtur në zyrat e FSHF në 24 janar që zgjodhi Krenar Alimehmetin dhe njohu Asamblenë e Shoqatës rajonale të futbollit Tiranë që zgjodhi Eduard Prodanin si kryetar FSHF ende nuk ka reaguar. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës pritet që e njëjta gjë të ndodhi edhe me zgjedhjet në shoqatat e tjera pas denoncimeve për manipulime që janë bërë në Prokuroritë përkatëse. Në gjykatë për manipulimet e federatës janë edhe shoqatat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta.
Në këtë situatë shanset më të mëdha janë që në 2 mars të mos ketë garë dhe Asambleja zgjedhore e FSHF të shtyhet. Në garë janë të konfirmuar Armand Duka, komentatori Dritan Shakohoxha dhe ish-sekretari i përgjithshëm i federatës Sulejman Starova.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53.1%
-
JO
41.7%
-
NUK E DI
5.2%
Vota total: 1255
Lajme të tjera
-
Bastet sportive, Shyti: FSHF të dalë me një plan për legalizimin, diskutim i vonuar! Federatës t'i lihet vetëm menaxhimi, fitimet t'i ndajë me shtetin
24 Qershor, 13:59
-
Shtyhet mbjellja e barit, shpresë për Tiranën dhe Partizanin! Klubet kërkesë UEFA-s që ndeshjet e Europës ti luajnë në kryeqytet
23 Qershor, 16:00
-
Ministrja e Sportit pret në takim Komitetin Olimpik: Vendimi për mbylljen e basteve ka qenë i duhuri! Vijojmë dëgjesat për legalizimin online
21 Qershor, 18:36
-
Armand Duka kërkoi rihapjen e basteve, ministrja e Sportit: Nuk e rikthejmë atë katrahurë! Flasim vetëm për legalizimin e tregut online
17 Qershor, 14:25
-
Kërkesa e federatave për hapjen e basteve sportive, qytetarët pro dhe kundër: Mund të varfërojë më shumë popullin
15 Qershor, 14:06
-
Duka kërkon rikthimin e basteve, Braçe vë duart në kokë: Në FSHF më parë luanin skedina, e vetmja federatë në Europë që është dënuar për fiksim rezultati
14 Qershor, 18:31
-
Kërkohet rikthimi i llotove, FSHF: Ekzistojnë në çdo cep të vendit, vetëm buxheti humb para, 70% e fitimeve t'i shkojnë sportit
14 Qershor, 14:33
-
Shorti i Champions League, Tirana peshkon' kampionët e Luksenburgut! Presidenti Halili: Kundërshatri që kërkonim
14 Qershor, 12:11
-
Çmimet e kripura të vendosura nga FSHF largojnë tifozët nga stadiumi, 'Air Albania' zbrazet në miqësoren me Estoninë (VIDEO)
13 Qershor, 17:21
-
RTSH nuk transmeton ndeshjen e kombëtares, reagojnë Tifozët Kuqezinj: Qasje e patolerueshme
6 Qershor, 16:20
-
Rikthehet pas 29 vitesh superfinalja, sonte Itali-Argjentinë! Chiellini përshëndetet me kombëtaren, pas 90 minuta ndeshja shkon me penallti
1 Qershor, 14:43
-
Finalja e Conference League në Tiranë/ Ceferin letër falënderimi: Provuat që ishit zgjedhja e duhur, vend i përsosur! Qytet modern e mikpritës
1 Qershor, 12:08
Nuk I shtoj asnje pik apo presje dy komenteve ma posht.Ghithca ka kry,votim ne rresht zgjidhet Duka ne sy te hujve sic ka than Paulin Preka ne at humorin DHOM E HU ose HU E DHOM.
PërgjigjuKeta shulat e UEFA-s nese nuk kontaktojne rivalet dhe kundershtaret e Dukes dhe te njihen me vendimin gjyqesor te gjyk.te Tiranes, do te dalin lloz.Duka zgjodhi <<elektoret>> e tij dhe keta kane per te votuar si dikur populli per PPSH, 99.99 % votat per FRONTIN (Duken).
PërgjigjuPo keta erdhen te monitorojne procesin e votimit mbasi ka mbaruar votimi ne rrethe?! Domethene do monitorojne sa te lire do votojne njerezit qe ka zgjehdur Duka ne diten e asamblese?! C'jane keto budallalliqe?!
Përgjigju