Në sajtin e federatës shkruhet se të martën në orën 13:00, UEFA do të organizojë një mledhje me 55 federatat europiane për të marrë vendimet në lidhje me të gjithë aktivitet futbollistike në Europë. Pritet që Champions League dhe Europa League të ndërpritet për të paktën deri më 3 prill, por nuk përjashtohet mundësia që të zgjasë më shumë.
Sakaq sot organizata botërore e shëndetsisë ka patur një takim me UEFA-n ku i ka kërkuar anulimin e kampionatit Europian. Nëse një vendim i tillë do të meret atëherë kjo do të ishte hera e parë që ky komkpeticion nuk do të zhvillohet në datën e programuar.