UEFA ka vendosur sot te përjashtojë të gjithë ekipet ruse si dhe kombëtaren nga të gjithë kompeticionet e organizuara prej saj në sezonin 2022-2023. Ky vendim prek edhe kombëtaren ruse që ishte parashikuar të merrte pjesë në Ligën e Kombeve ku ishte shortuar në të njëjtin grup me Shqipërinë.
Rusia ishte kundërshtari më i fortë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndërsa tani në ndeshjet e qershorit Shqipëria do ketë kundërshtar vetëm Izraelin dhe Islandën
Të njëjtin fat si kombëtarja a e meshkujve e kanë pësuar edhe ato të moshave, ashtu si edhe për futbollin e femrave, futbollin e sallës, si dhe është bërë e ditur se asnjë klub rus nuk do të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës apo Ligën e Konferencës në edicionin 2022-2023. Gjithashtu, UEFA ka refuzuar aplikimin e Rusisë për të qenë vendi organizator i EURO 2028/2032.