Stadiumi “Air Albania” është përzgjedhur nga UEFA për të pritur finalen e parë të kompeticionit më të ri “Conference League”.


Në fakt, “Conference League” është kompeticioni i tretë nga UEFA që organizohet pas Champions League dhe Europa League. Ai do të nisë nga sezoni 2021-2022 dhe finalja e parë do të bëhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë. 


Vendimi pritet të zyrtarizohet nesër nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Një arritje kjo edhe që duket se është bërë e mundur edhe falë lobimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të qeverisë europian të futbollit.