UEFA vendos me dy standarde 
Rusisë i jep hakun, Shqipërisë jo

UEFA vendos me dy standarde <br />Rusisë i jep hakun, Shqipërisë jo
Kur do, UEFA di të vendosë drejtësi ashtu sikur duhet. Komisioni i Disiplinës në qeverinë e futbollit Europian i ka dhënë fitoren 0-3 në tavolinë Rusisë pas incidenteve që u regjistruan në ndeshjen në Mal të Zi, e cila u ndërpre dy herë.

Gjithashtu UEFA ka dënuar Malin e Zi me 50 mijë Euro, 2 ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve, teksa do të jetë në monitorim në 2 vitet e ardhshme për sjelljen, ndërsa Rusia u gjobit me 25 mijë Euro. Po çfarë ndodhi në ndeshjen Mali i Zi-Rusi?

Në minutën e parë u godit me fishekzjarrë portieri rus Akifejev, ndërsa arbitri pas një ndërprerje vendosi të rifillojë sërish loja, por në pjesën e dytë në të 68’ u ndërpre përfundimisht pas përsëritjes së incidenteve.

Në analogji me rastin e ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku u hodhën fishekzjarrë në fushë, u dhunuan lojtarët shqiptarë dhe koret raciste gjatë gjithë ndeshjes ishin pa pushim nuk ishin argument për Disiplinën dhe Apelin në UEFA për t’i dhënë të drejtë Shqipërisë.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë