Uilliam Shekspir ka qenë 'tapë'
kur ka kompozuar kryeveprat e tij?

Uilliam Shekspir ka qenë 'tapë'<br />kur ka kompozuar kryeveprat e tij?
Shekspiri mund të ketë qenë shumë i talentuar, por duheshin disa stimuj të jashtëm që ai bëhej gjenial! Të paktën kështu mund të përkthehet hashashi i gjendur brenda llullave 400-vjeçare të poetit gjeni.

Me ndihmën e një teknike shumë të sofistikuar, një grup shkencëtarësh afrikanë kanë vëzhguar me kujdes llulla që datojnë që nga shekulli i 17-të. Katër prej tyre, të gjendura në oborrin e shtëpisë së Uilliam Shekspir, kishin kanabis në përmbajtje, ndërsa dy të tjera, të gjetura diku tjetër, kishin kokainë, raporton The Telegraph.

Ky zbulim ngre pikëpyetje rreth faktit nëse shkrimtari, ka qenë ‘esëll’ apo ‘tapë’ kur ka shkruar kryeveprat e tij?!

Në sonetet e tij, Shekspiri ka përmendur disa herë drogat dhe efektin e tyre, duke lënë të mendohet që ai ishte mbase përdorues i kanabisit, por nuk preferonte të përdorte ‘përbërje të çuditshme’, siç mund të konsiderohet në këtë rast kokaina, përderisa në shtëpinë e tij nuk u gjetën gjurmë të saj.
shekspir
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma