Mund të pushosh edhe në llixha. Ndonëse për shqiptarët ende nuk është masivizuar ky lloj turizmi, ia vlen të mendohesh për të shkuar drejt ujërave termale jo vetëm nëse vuan nga një sëmundje, por edhe për të pushuar në një mënyrë tjetër, krejt ndryshe nga ajo që masivisht bëhet nga të gjithë gjatë pushimeve të verës. Në disa prej llixhave në vendin tonë janë ngritur qendra trajtimi që ofrojnë jo vetëm kurim, por edhe akomodim për të gjithë ata që në një mënyrë ose tjetër kanë zgjedhur këtë lloj pushimi. Dhe mund të thuhet me plot gojën që është një pushim mjaft I shëndetshëm për shkak të vetive kuruese që kanë ujërat termale. Vendi ynë ka disa llixha të njohura kryesisht nga vendasit dhe ende të pazbuluara nga turistët e huaj.
Mund të përmendim ujërat termale të Bilajt, në Fushë Krujë, të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, të cilat kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Për tu përmendur janë dhe llixhat e Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha romake.
Gjithashtu dhe burimet e ujërave termale të Bënjës kanë vlera të veçanta për trajtimet e lëkurës. Llixhat e Peshkopisë përmbajnë kalium dhe sulfate, efektet e të cilave trajtojnë sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes, reumatizmat, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike. Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për shëndetin, siç është burimi i "Kroit të Bardhë" në Komunën e Selitës në rrethin e Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka) si dhe banjat e avullit të Postenanit pranë Leskovikut.
Bilaj shumë pranë metropolit
Burimet termale të Bilajt, gjenden në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Këto janë burimet më të afërta me Tiranën, nga mund të shfrytëzohen edhe gjatë një fundjave. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Burimet e Bilajt janë të pasura me lëndë minerale si: Ca, Na, K, Fe, Mg etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë celsius. Falë këtyre ujrave mund të kurohen probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Shërbimi në këto ujëra është përmirësuar falë ngritjes së një qendre të re dhe bashkëkohore rehabilitimi e cila ofron gjithashtu edhe akomodim.
Llixhat e Elbasanit, një mundësi kurimi në zemër të vendit
Shumë pranë qytetit të Elbasanit dhe nga qendrat më të rëndësishme termale në Shqipëri. Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake. Këto ujëra sulfurore shumë të nxehta, sipas studimeve të specialistëve të kësaj fushe, krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike. Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.
Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha. Edhe këtu është ngritur një qendër mjaft e mirë kurative termale e cila ofron trajtime me turne 13-ditore dhe 1 ditore. Në trajtimet 13 ditore përfshihen vizitat mjekësore, banjot me ujë termal, fjetja dhe ushqimi. Po këtu ofrohet edhe trajtimi me baltë minerale.
Banjat e hapura të Bënjës
Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Për të mbërritur atje ndiqet intinerari, rruga automobilistike Përmet -Petran-Bënjë. Banjat e Bënjës kanë gjithsej 6 burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 - 32 gradë celius. Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës. Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës. Temperatura e ujërave varijon 26-32°C.
Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese, specialistët i mbajnë si më të mirat në Evropë. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është bërë që prej vitit 1964. Por fatkeqësisht në këto burime nuk ka hotele dhe shfrytëzimi bëhet në mënyrë ambulatore.
Ujërat termale të Vronomeros
Këto burime gjenden 10 kilometra në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Temperatura e ujërave është nga 29 - 40 gradë C. edhe këtu është ngritur një qendër që ofron akomodimm, asistencë mjekësore si dhe shërbim hotelerie.
Llixhat e Veriut
Pranë Peshkopisë gjenden llixhat që mbajnë emrin e qytetit. Ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 - 43,5 gradë celsius dhe me një prurje prej 14 litra për sekondë. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike. Pranë këtyre ujrave është ngritur një kompleks balnear kurativ. Ai ka 44 kabina individuale dhe disa kabinete terapeutike, të cila perfshin trajtime të baltës sulfurore, fizioterapisë, dhe i aerosal terapisë (to name a feë). Gjithashtu ka dy dhoma reaminacioni për trajtimin e rasteve urgjente.
Shkrimi u publikua ne suplementin FUNDJAVA, 14 shtator 2012
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com