Ujësjellës-Kanalizim privatizon shoqërinë “HEC Tiranë, Lanabregas”

Ujësjellës-Kanalizim privatizon shoqërinë “HEC Tiranë, Lanabregas”
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, realizoi sot marrëveshjen me Ujësjellës Kanalizime SH.A, për shitjen e Hidrocentralit Lanabregas me një kapacitet të instaluar prej 5 MW dhe një prodhim vjetor prej rreth 37 mijë Mwh. Ministri i METE, theksoi se Heci është në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve të Tiranës. Më tej Naço shprehu se METE ka përgatitur të gjitha procedurat ligjore krahas privatizimit dhe shitjes së HEC-eve të tjera si Ulëza, Shkopeti, Bistrica 1, Bistrica 2, garë e cila do të hapet në datat 4 - 6 qershor. Ky HEC do të përdoret për shërbime publike më të gjera nga shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, shoqëri e cila është përcaktuar si sektor i rëndësisë së veçantë”.

Ndërkohë drejtori i UKT, Sahit Dollapi u shpreh i kënaqur për nisjen e kësaj marrëveshjeje, pasi sipas tij kjo marrëveshje ka një efekt shumë pozitiv. Dollapi nënvizoi faktin se kjo është e vetmja kompani në Shqipëri dhe e para që realizon një blerje të tillë e cila do të jetë në varësi të saj dhe do të ndihmojë për plotësimin e nevojave në energji elektrike në të gjitha burimet dhe stacionet e pompimit, impiantin e Bovillës dhe aty ku ne e përdorim energjinë elektrike.

Sipas Sahit Dollapit brenda një afati 5 vjeçar, gjithë sasia e energjisë elektrike dhe shpenzimet për energjinë elektrike nuk do përfshihen më, në koston për llogaritjen e çmimit të shitjes me shumicë dhe me pakicë tek qytetarët e Tiranës, që do të thotë se ka dhe një efekt social pozitiv ndaj konsumatorëve, ndihmon kompaninë që të punojë për realizimin e objektivit të saj për furnizimin 24 orë me ujë. Çmimi i shitjes së 100% të aksioneve ishte 15 milion euro. Mësohet se Hidrocentrali Lanabregas operon si shoqëri më vete duke patur 100% aksionet e shtetit dhe me objekt prodhimin e energjisë elektrike me pronar të vetëm Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës