Drejtuar: Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a
Bashkia Tiranë
Bashkia Kamëz
Bashkia Vorë
Lënda: Njoftim për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të UKT sh.a
Të nderuar Zotërinj,
Në cilësinë e përfaqësuesve të aksionarëve të Shoqërisë UKT Sh.a dhe në zbatim të neneve 135, 136, 137, 138 pika 4, 139, 154-167 të Ligjit Nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të Statutit të Shoqërisë, Ju njoftojmë se me konsesus të anëtarëve të kësaj asambleje, në datë 27.11.2015, ora 10:00, në ambjentet e Bashkisë Tiranë, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.A, me rendin e ditës si vijon:
- Miratimi i planit të masave për periudhën 2016-2017-2018 të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.A;
- Miratimi i strukturës së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.A;
- Miratimin e dhënies së huasë nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.A, Shoqërisë Hec Lanabregas Sh.A;
- Dhënien e Autorizimit Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë Sh.A për përdorimin e licensës;
- Diskutimi mbi të ndryshimeve në VKM nr. 236, datë 10.05.1993 “Për administrimin e furnizimit me ujë për përdoruesit familjarë dhe jofamiljarë” për parashikimet lidhur me gjobat administrative;
- Miratimi i ndryshimit të Ekspertit Kontabël për auditimin e pasqyrave financiare dhe bilancin e Shoqërisë;
Informacioni lidhur me mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve, do të jetë i publikuar në faqen zyrtare në internet të shoqërisë www.ukt.al.
Përfaqësuesit e aksionerëve duhet të paraqiten në këtë mbledhje me aktet e përfaqësimit të miratuara nga Këshillat Bashkiakë përkatës.
Bashkëlidhur gjeni relacionet shpjegues mbi pikat e rendit të ditës që do të jenë të publikuara në faqen zyrtare të UKT sh.a.
Për çdo paqartësi lidhur me rendin e ditës së kësaj mbledhje, si dhe për çdo shtesë, mund të kërkoni sqarim ose të dërgoni sugjerimet me shkrim para datës së mbledhjes së Asamblesë.
Faleminderit për mirëkuptimin.
LAJMET MË TË VLERËSUARA









