Ujësjellësi kalon në varësi të
bashkisë, voton këshilli bashkiak

Ujësjellësi kalon në varësi të <br />bashkisë, voton këshilli bashkiak
TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi me 28 vota pro nga 55, që Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime kalon në pronësi të bashkisë së kryeqytetit. Institucioni që më pare varej nga ministria e Transporteve dhe Punëve Publike, tani do të drejtohet nga bashkia e Tiranës. Vendimi u mor dje me 28 vota pro, nga 55 të mundshme.

Këshilltarët e majtë nuk votuan, ndërsa ngritën shqetësime në lidhje me faturat e ujit dhe të dritave. “Administrata dhe ju keni ngritur zërin në lidhje me çmimet e portokalleve, po nuk keni ngritur kurrë zërin me faturat që u vënë qytetarëve në shtëpi”, tha Aldrin Dalipi, kryetar i këshilltarëve të PS-së.
Nga ana e tij Lulëzim Basha, premtoi se këto probleme do të zgjidhen brenda marsit. “Listat e kategorive që përjashtohen nga tarifa e pastrimit përpilohen nga minibashkitë dhe vonesa në proces ka ardhur si rezultat i vonesave të përpunimit”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj