Ujësjellësi propozon rritje
të çmimit të ujit në Tiranë
Lajm i keq për të gjithë abonentët e shërbimit të ujësjellësit në kryeqytet. Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës do të propozojë këtë fundviti rritjen e çmimit të ujit pranë Entin Rregullator të Ujit, i cili është autoriteti përgjegjës, që do ta miratojë ose jo një kërkesë të tillë.
TIRANE- Lajm i keq për të gjithë abonentët e shërbimit të ujësjellësit në kryeqytet. Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës do të propozojë këtë fundviti rritjen e çmimit të ujit pranë Entin Rregullator të Ujit, i cili është autoriteti përgjegjës, që do ta miratojë ose jo një kërkesë të tillë. Sipas drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës,
Sahit Dollapi, aktualisht uji shitet nën kosto. Kjo është një ankesë e vjetër e ndërmarrjes së furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit dhe, kohët e fundit, gati të gjitha ndërmarrjet - shtetërore ose jo - të ujësjellësave në vend, që janë të organizuara në system rajonal, kanë paraqitur në ERRU kërkesa për rritje të tarifave. Sipas Dollapit, që ka komunikuar dje me median, çmimi aktualisht është 4.9 lekë për metër kub, ndërkohë që kostoja është 5.2 lekë për metër kub. Ka tetë muaj pa rreshje, por menaxhimi i burimeve ujore dhe rikonstruksionet në rrjetin shpërndarës kanë bërë që kjo të mos ndihet shumë nga konsumatorët. Por, një gjë e tillë ka kosto. Një prej investimeve është dhe depoja e ujit në Dajt, e cila është në fund të punimeve. Kjo depo ka kapacitetin mbajtës 10 mijë metër kub ujë në ditë dhe kapacitetin përpunues 30 mijë metër kub në ditë. Drejtoria e Ujësjellësit këtë vit ka investuar 15 milionë lekë në total, ndërkohë që 4 milionë janë duke u investuar në rrjetin shpërndarës në formën e shpenzimeve kapitale.
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3331
Votat totale janë unike