Ujë me tubacion nga Gjirokastra në Pulia, zyrtari italian-Ramës: Do ketë mundësi të reja për vende pune

Ujë me tubacion nga Gjirokastra në Pulia, zyrtari italian-Ramës: Do ketë mundësi të reja për vende pune

Projekti i ujësjellësit nga Shqipëria në Pulia

ITALI- Italia duket se i ka mbetur qëllimit të vjetër për ndërtimin e një ujësjellësi nga Shqipëria drejt Pulias, pasi jugu është duke u përballur gjithnjë e më tepër me thatësirë.

Ideja që dikur iu propozua ish-kryeministrit FatosNano për të çuar me tubacione në jug të Italisë burimin e “Syrit të Kaltër” të Delvinës, tashmë është më konkret.

Sipas presidentit të Pulias Michele Emiliano, si dhe krerëve të Komfindustrisë Bari-Bat, do të duheshin 1 miliardë euro dhe 4 vite punë për ndërtimin 85 kilometrave tubacione nënujore nga Gjirokastra deri në brigjet e Pulias.

“Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, ne kemi dhe fatin që kemi marrëdhënie shumë të mira me ta. Jo vetëm që do të zgjidhnim problemin e furnizimit me ujë, por edhe vetë Shqipëria do të përfitonte diçka, pasi do të hapeshin rreth 8 mijë vende pune direkte dhe indirekte”, u shpreh Emiliano, i cili i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama me këtë propozim, raporton Corriere.it.

“Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, është shprehur Sergio Fontana, kreu i shoqatës së Konfindustrisë Pulieze.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 11/11/2022 19:42

    mos harroni se syri i kalter furnizon lumin e bistrices,,kemi hidrocentrale aty...

    Përgjigju
  • Iris: 10/11/2022 02:32

    /VLONJAT/,100 % dakord me ju./Syri i kalter/eshte monument natyror,nuk duhet prekur.Nanoja kur e ka bere kete propozim,duhet te kete qene ne nje moment eliksiri fale efekteve te pijes se tij te dashur,nuk duhej marre shume seriozisht,sepse asnje njeri normal nuk do te propozonte nje marrezi te tille.Dhe mbi te gjitha, qeveria me mire t'ju siguroje shqiptareve uje,nuk ka pune me Italine.Ka zona si Permeti qe eshte afer Gjirokastres qe vuajne per uje,kurse keta duan t'a cojne ne Itali per disa qindarka te qelbura qe do t'i gllaberojne per vete dhe per 8 mije vende pune.TURP TE KENE PO E BENE!Italianet te pine uje,kurse shqiptaret te frekohen me/sh.../se nga cezmat uji ne shume zona vjen me orar,ose s'vjen fare,ose vjen i qelbur.

    Përgjigju
  • vlonjati: 09/11/2022 20:18

    nuk mund te shkatarrojme syrin e kalter ,,per italine,,sepse syri i kalter eshte pike turistike ,,,mos beni marrezira,,,per italine qe na mbyti njerezit ne det...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja