Teksa i gjithë vendi po lufton me një pandemi botërore si koronavirusi, qytetarët e Shëngjinit rrezikohen edhe nga ndotja e shkaktuar nga ujërat e zeza.

Në një kanal në anë të rruges derdhen ujera të zeza, duke krijuar ndotje të zonës përreth dhe një panoramë jo të denjë për prezantimin e Shëngjinit turistik, i cili është mjaft i frekuentuar nga vendas e të huaj gjatë stinës së verës.

Banorët thonë se prania e ujerave të zeza në siperfaqe vijon prej disa vitesh, duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin e tyre.

Problematika është e njohur për institucionet përgjegjëse, por vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje e cila ndikon negativisht për sezonin turistik.