Ujësjellësi Pogradec 2 mln € dëm
'Drejtori me rrogë sa kryeministri'

Ujësjellësi Pogradec 2 mln € dëm<br />'Drejtori me rrogë sa kryeministri'
POGRADECNjë audit i brendshëm i kryer në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve në Pogradec nga ana e drejtuesve të rinj të emëruar nga kryebashkiaku i qytetit 4 ditë më parë, kanë nxjerrë në pah abuzime të kryera nga ish-titullarët. Burime për Shqiptarja.com thanë se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit dyshohet të jetë 2 milionë euro. Sipas auditit, ish-drejtuesi i Ujësjellësit kishte shtuar 77 punëtorë mbi organikë, me paga të justifikuara e disa prej të cilëve nuk paraqitesh në punë. Kryebashkiaku Eduart Kapri tha se ish-drejtori Gora e kishte pagën sa kryeministrit, 2.5 milionë lekë të vjetra. 

....
Në ndërrmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Pogradecit prej 4 ditësh është emëruar drejtori i ri dhe organet drejtuese në Këshillin e Administrimit. Marsel Isallari kreu i ri i këtij institucioni nuk ka ngurruar që në këtë periudhë të shkurtër të kryejë një audit të brendshëm, sipas të cilit kanë dalë në pah abuzime të shumta nga titullarët, që mendohet të kenë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit prej 2 milionë eurosh.

Humbja e konsiderueshme monetare - thanë burime për Shqiptarja.com - ka ardhur për shkak të abuzimeve nga titullarët për një periudhë 5-mujore.

Për t'i prezantuar disa nga rezultatet e këtij auditi, kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri mbajti një deklaratë për mediat, ku administrator i Ujësjellësit Valter Gora, i kishte vendosur vetes një pagë prej 2.5 milionë lekësh të vjetra, "aq sa paguhet kryeministri i vendit".
 
Kapri u shpreh se nga tetori i vitit 2015 deri në shkurt të 2916-ës, numri i punonjësit me 77 vetë më shumë mbi organikën e përcaktuar në buxhet.
 
"Me marrjen e detyrës nga organet e reja, u konstatua një rritje e pajustifikuar e personelit të kësaj ndërmarrje bashkë me pagat e tyre. Nga tetori i vitit 2015 e deri në shkurt 2015, numri i punonjësve shkoi nga 94 që ishte në 171 dhe shpenzimet për paga u rritën nga 32.5 milionë lekë në 75 milionë lekë", - tha Kapri.
 
Burime nga ky institucion thanë se auditi ka zbuluar se ish-drejtori Gora mbante me rroga të majme personelin e afërt.
 
Sipas kryebashkiakut të Pogradeceit, një pjesë e punonjësve të ndërmarrjes së Ujësjellësit nuk paraqiteshin fare në punë ndërsa të tjerë nuk e justifikonin pagën e marrë. Ndaj - theksoi Kapri - Këshilli i Administrimit ka marrë vendim për shkurtimin e tyre dhe rishikimin e pagave deri në përgjysmim.
 
Por këtë vendim duket se nuk e ka pritur mirë përfaqësuesi juridik i Ujësjellësit, i cili sipas Kaprit ka kërcënuar jo vetëm me fjalë  por edhe me armë zjarrri drejtorin e ri të ndërmarrjes.
 
"Nisur nga kjo vendimmarrje, persona me precedentë penal si Meardi Berberi ( i njohur si Koro) i cili ishte me detyrën e përfaqësimit juridik i ndërmarrjes, ushtroi presion duke demonstruar edhe armë zjarri ndaj drejtorit të ndërmarrjes. Në lidhje me këtë kanosje, nga ana e administratorit u bë kallëzimi penal në Polici. U bëj thirrje organeve përkatëse të veprojnë në lidhje me këtë ngjarje ku do të informohet edhe Presidenti i Republikës, Kryeprokurori dhe ambasadat e huaja", - tha Kapri.
 
Në përfundim të deklaratës, kryetari i Bashkisë së Pogradecit bën një apel për deputetin socialist Taulant Balla:
 
Gjej rastin që t'i bëj thirrje deputetit Taulant Balla që përpara se të akuzojë të informohet mirë për Pogradecin dhe të marrë informacionet e duhura për punësimet në ndërmarrjen e Ujësjellësit, ku mund të përmendim Ilir Berberin (ose Lili siç njihet ndryshe) i cili nuk e njihte derën e ndërmarrjes. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë