Ujëvara e Peshturës në fshatin Progonat, Tepelenë është kthyer vitet e fundit në një atraksion duke ofruar një përvojë unike dhe mahnitëse për turistët.
Sot kryeministri Edi Rama ka shëpërndarë disa pamje mahnitëse duke e cilësuar si një nga thesaret Parkut Kombëtar të Vjosës.
“Mirëmëngjes dhe me Ujëvarën e Peshturës, perlë e fshehur e Progonatit në zemër të Tepelenës, një tjetër thesar i Parkut Kombëtar të Vjosës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Për të shkuar në Ujëvarën e Peshturës, duhet të kalohet përmes një peizazhi të ashpër dhe të bukur, të përbërë nga shkëmbinj gëlqerorë, shpella dhe gryka, të cilat janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm gjatë shekujve.












Komente
Komento