Situata nga përmbytjet në Shkodër vijon të jetë alarmante. Operacionet e evakuimit kanë vijuar edhe ditën e sotme, teksa në zonën e Livadeve është evakuuar familja Lejthia me 4 anëtarë.

Operacioni është kryer nga ushtria, ku në banesë ndodhej edhe një grua e moshuar invalide. Gjithashtu, është bërë e mundur shpërndarja e 400 bidonëve me ujë të pijshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Administratori i njësisë Rrethina, Vlash Pjetri, shprehu falënderime për forcat e ushtrisë lidhur me punën e tyre për evakuimin e familjeve, banesat e të cilëve ndodhen prej  ditësh nën ujë.