Uji i gazuar, efektet
anësore në organizëm

Uji i gazuar, efektet <br />anësore në organizëm
Përbërësi kryesor i pjesës më të madhe të pijeve freskuese. Në fakt, është ujë natyral në të cilin është shtuar dioksid karboni duke i dhënë vetitë që të gjithë i njohim. Ka edhe ujë të gazuar natyral si në burimet e ujit mineral të gazuar, në të cilat dioksidi i karbonit gjendet i tretur në ujë. Efektet në organizëm:

Kthimi i acidit të stomakut në ezofag
Është shqetësimi kryesor për të gjitha pijet me gaz. Një studim në vitin 2006 tregoi se 62% e subjekteve të shëndetshëm në studim, të cilëve iu dhanë pije të gazuara, shfaqën ulje të tonusit të sfinkterit të poshtëm të ezofagut. Kjo mundësoi kthimin e acidit të stomakut në ezofag duke dhënë sëmundjen e refluksit gastroezofageal me pasoja të vonshme (ulcera, djegie, kollë, ngushtim i ezofagut dhe vështirësi në gëlltitje e deri në kancer ezofagu).

Kolesteroli
Nga një studim në Itali, ku subjekteve me nivel të lartë të kolesterolit dhe LDL-kolesterolit iu dha ujë mineral i gazuar dhe ujë çezme për 9 javë, u pa se subjektet që pinë ujë të gazuar patën reduktim më të madh të niveleve të kolesterolit. Nga kjo lindi hipoteza se ujërat minerale të pasura në kripëra, të cilat përfshijnë edhe ujin e gazuar, mund të reduktojnë nivelet e kolesterolit.

Sëmundjet e zemrës
Një studim tjetër në Spanjë, te gratë pas menopauzës, arriti në përfundime të ngjashme me studimin italian. Gratë që konsumuan ujë të gazuar të pasur me minerale (natrium, bikarbonat dhe klorure) kishin jo vetëm reduktim të nivelit të kolesterolit, por edhe të treguesve të tjerë kardiovaskularë si dhe pakësim të nivelit të sheqerit në gjak.

Osteoporoza
Coca-Cola është akuzuar për humbjen e mineralizimit të kockave si pasojë e acidit fosforik që përmban, i cili nxjerr kalciumin nga kockat. Por uji i gazuar i thjeshtë përmban nivele të larta bikarbonatesh dhe është një pije me pH alkalin, e kundërta e pijeve acide. Një studim i vitit 2005 në Spanjë tregoi se grate që pinin 1 litër ujë të gazuar në ditë kishin humbje më të vogla të kalciumit sesa kur pinin ujë çezme. Shkencëtarët arritën në përfundimin që uji i gazuar neutralizon aciditetin në trup dhe ndihmon për ruajtjen e kalciumit brenda kockave.
(gm/Shqiptarja.com)

(Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë