Banorët e Tragjasit vazhdojnë të kundërshtojnë projektin e qeverisë për ndërtimin e ujësjellësit të ri për Dhërmiun e Palasën, që e merr ujin në vendburimin e Izvorit. Avokatët e banorëve, deklaruan sot se do të bëjnë kallëzim penal ndaj AKUK pasi niveli real i prurjeve në burim është shumë më i ulët se shifrat e deklaruara në letrat zyrtare.

“Do të bejme kallëzim penal për inxhinierët që kanë manipuluar matjet e burimit të Izvorit. Ne kërkojmë që matjet të bëhen në prezencë të mediave, përfaqësuesve të qeverisë dhe banorëve, specialisteve tef ushes, për të dalë shifrat reale”, thane avokatet e banoreve, Suela Kongjoni dhe Genci Pula.

Sipas avokatëve, projekti synon të marrë mbi 200 litra ujë në sekond për resortet e jugut, ndërsa prurjet aktuale sipas tyre janë vetëm rreth 500 litra ujësekondë, gjë që rrezikon furnizimin e banorëve.

Dy ditë më parë, gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, kryeministri tha se Burimet ujore janë pasuri e gjithe vendit dhe jo vetëm të atyre që banojnë afër. Ndërsa zv/kryeministrja Belinda balluku ka deklaruar se qeveria po përpiqet të bindë banorët se burimi i Tragjasit ka kapacitet të mjaftueshëm për furnizimin e tyre me ujë dhe të pushuesve në bregdetin e Dhërmiut e Palasës.