"Do vendosim ligjshmëri në çdo sektor. Në çështjen e ujit kemi një prapambetje shumë të gjatë. Ankesat për furnizim me ujë janë një shqetësim. Sot ne jemi një dëshmi e gjallë si vend e të vërtetës se dallimin mes vendeve që zhvillohen dhe vendeve që nuk zhvillohen, nuk e bën pasuria natyrore, por dija dhe aftësia për ta kthyer këtë pasuri në vlerë. Jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë për pasuri natyrore dhe jemi i vetmi vend në Evropë që kemi probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Nëse e gjykojmë ujin si kriter thelbësor për ekzistencës, atëherë shqiptarët mbijetojnë dhe nuk jetojnë normalisht në shumë pjesë të vendit. Në shumicën e qendrave të banuara uji vjen vetëm 4-5 orë, në fshatra dhe vetëm 1 orë në ditë. Në mes të kryeqytetit kemi dëshminë rrëqethëse të kësaj prapambetjeje. Do garantojmë furnizim të pandërprerë me ujë për qytetarët.
Në koston e ujit që konsumojmë 40% e zë energjia elektrike për pompat e vendosura. 12% të energjisë shkon për të nxjerrë ujë të pijshëm, afro 30 milionë euro n ë vit. Katër vitet e fundit është shpenzuar shumë afro 400 milionë euro për të ndërtuar ujësjellës të rinj, impiante të trajtimit të ujërave të zeza. Në cdo bashki të vendit, situata është ekonomikisht e paqëndrueshme. Në cdo 4 litër ujë që prodhon makineria e degraduar vetëm 1 litër faturohet dhe kjo bën që shteti të subvencionojnë vit pas viti ujësjellësit. Është një situatë që nuk ka si bëhet më keq. Vetëm një reformë rrënjësore me një vendosmëri të hekurt, e ngjashme me reformën në sistemin e energjisë, mund të na japë zgjidhje për të dalë nga ky sistem i degraduar, që mbahet në agoni, duke shpenzuar para pa fund dhe pa marrë mbrapsht përmirësime të ndjeshme.
Nuk mund ta pranojmë paaftësinë për ta kthyer këtë plan në funksional. Për këtë kemi realizuar një thirrje 90 ditë për të gjithë ata që vuajnë nga uji i pijshëm. Nuk do fillojmë me penalizime, vjedhja e ujit dënohet nga kodi penal, por duke pasur parasysh trashëgiminë, ne do iu japim kohë konsumatorëve të ujit të vetërregullohen. Pastaj do fillojmë menjëherë prerjet e paligjshme, që nuk do shoqërohen me penalizime. 90 ditë, kushdo që kërkon të marrë ujë nga sistemi i ujësjellësit duhet të vetërregullohet, të lidhë kontratën me ndërmarrjen, në mënyrë që të mos penalizohet pas 90 ditëve. Ne duam që 300 ditët e para të qeverisjes, deri në qershor të kemi pajisur me matës të gjithë qytetarët.
Do rrezikoni masa shumë të rënda, shumë më të rënda se faturat e ujit. Duhet të merrni masa për të likuiduar faturat e papaguara, para se të nisë penalizimi. Në këtë rast bashkitë kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe jo si në aksionin e energjisë. Bashkitë nuk i kanë të gjitha mundësitë e nevojshme për të operuar në pavarësi nga mbështetja e qeverisë. Ama qeveria nuk do subvencioniojë asnjë qindarkë për asnjë ndërmarrje që nuk i nënshtrohet përpjekjes së përbashkët. Nëse ndërmarrja nuk përfshihet në këtë aksion, nuk ka për të marrë asnjë qindare, nëse përfshihet dhe bën punën e vet i takon qeverisë të mbështesë për të siguruar vazhdimësinë", tha Rama.
Më tej, i pari i qeverisë paralajmëroi dhe të gjithë ata që përdorin puse për ujin e pijshëm, teksa tha se nga 25 mijë puse të hapura, vetëm 265 kanë leje. Rama tha se kjo është një barbari më vete, duke shtuar se do të mbyllen të gjithë puset pa leje dhe që nuk plotësojnë kushtet.
"Dua t’iu bëj me dije se janë 270 mijë familje që sot nuk përdorin matës. Kjo nuk mund të tolerohet më dhe të gjithë duhet të legalizohen vetë pa penalitete. 25 mijë puse janë të hapura në Shqipëri, ku vetëm 265 kanë leje. Një barbari më vete, por edhe kjo pjesë apo produkt i një tradite braktisje detyre nga shteti. Cdo konsumator që përdor ujërat nëntokësore duhet të jetë i pajisur me leje. Mbyllja e të gjitha puseve që nuk plotësojnë kushtet do jetë pjesë e këtij operacioni", deklaroi kryeministri.
Gjithashtu, Rama foli për një tjetër aksion, që do të nisë nga 15 nëntori dhe që pritet të sjellë rezultate brenda vitit 2018, dhe që ka të bëjë me erozionin, duke shkaktuar dhjetëra miliona euro dëme në vend. Ai deklaroi se do të ndalohet menjëherë marrja e materialeve inerte nga lumenjtë dhe do fillojë beteja kundër erozionit.
"Për kryetarët e bashkive që kanë lumenj kanë ngritur shqetësimin e abuzimit dhe devijimit për qejf të shtretërve të lumenjve. Kjo ka sjellë përmbytje, që shkaktojnë dhjetëra miliona dëme në mbarë vendin. Këtë do ta ndalojmë menjëherë, marrjen e materialeve inerte nga lumenjtë dhe të fillojmë betejën kundër erozionit. Nga 15 nëntori të gjitha subjektet që do verifikohen në shtretërit e lumenjve do të procedohen në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi dhe do iu sekuestrohen mjetet. Ministria e Turizmit do nisë operacion kombëtar për pastrimin e shtretërve të lumenjve që dëmtojnë sistemin. Brenda 2018 do merren masa që në tërësi të kemi një përmirësim të kësaj situate, duke ndaluar rreptësisht mbetjet urbane dhe shkarkimin e ujerave të patrajtuara nëpër lumenj.
Në këtë aksion ne kemi mbajtur parasysh domosdoshmërinë për solidaritet me njerëzit në nevojë. Por, pa diskutim në ndryshim nga energjia elektrike është fakt i njohur, uji është një mall shumë më lehtësisht i kursyeshëm. Uji i pijshëm nuk mund të përdoret për të larë rrugët, apo për vaditje. Mbështesim të gjithë ata që do bëjnë detyrën e tyre në këtë operacion, por s’ka subvencionime për ata që nxjerrin lloj-lloj arsyesh për të besuar justifikime që nuk kanë asnjë bazë, duhet të dorëzohen. Punonjësit e ujësjellësit shpesh angazhohen me para në dorë për të bërë lidhje të paligjshme. Këtë e kam ndeshur kur isha në bashki, dhe se nuk fiton dot kurrë në këtë betejë nëse nuk ke mbështetje në këtë operacion. Ne do jemi pranë njësive vendore dhe kërkojmë prej tyre rezultat. Ndërmarrjet duhen pastruar nga grabitqarët", shtoi më tej Edi Rama.
d.c./shqiptarja