Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit midis Ministrisë së Burimeve Ujore të Republikës Popullore të Kinës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave.
Në takim, në kuadër të vizitës së kreut të Kuvendit Ilir Meta në Kinë, ky i fundit ka thënë se përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë.
Ai ka shtuar se nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm në bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e menaxhimit të ujërave, sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve
“Përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë, një vend me burime të shumta ujore dhe me prioritet kryesor për zhvillimin e bujqësisë”, tha Meta.
Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e menaxhimit të ujërave, sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve.
Ministri i Burimeve Ujore të Kinës, Chen Lei theksoi se Shqipëria është një vend me burime të pasura ujore dhe me potencial të lartë zhvillimi dhe mirëpriti ftesën e homologut shqiptar z. Panariti për të vizituar Shqipërinë duke e siguruar për mbështetjen e plotë të dikasterit që ai drejton.
Ministri Panariti i kërkoi Ministrit të Burimeve Ujore të Republikës Popullore të Kinës, Chen Lei të dërgojë në Shqipëri një grup ekspertësh për të vlerësuar situatën e menaxhimit të burimeve ujore në vend dhe për të ndërmarrë hapat konkretë në zbatimin e memorandumin i cili u nënshkrua sot nga të dyja palët.
Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe homologu i tiij kinez.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO