Ujkani kthehet sezonin tjetër pas operimit, ndoshta te Palermoja

Ujkani kthehet sezonin tjetër pas operimit, ndoshta te Palermoja
Trajneri i Novaras, Atilio Tesser, ka marrë një lajm shumë të hidhur pasi portieri Samir Ujkani iu nënshtrua operimit të dorës së djathtë dhe edicioni për të në Serie A ka përfunduar. Ujkani 23 vjeç, në ndeshjen e fundit kundër Romës, pësoi një frakturë pas një dueli me sulmuesin kundërshtar Pablo Osvaldo. Ai u dëmtua në fundin e pjesës së parë.

Portieri kosovar ishte lojtari më i rëndësishëm i Novarës, skuadër kjo që këtë edicion po synon të sigurojë mbijetesën në Serie A. Ai u operua në klinikën "San Gaudenzio di Novara", por data e rikthimit të Ujkanit nuk është bërë e ditur.

"E vështirë është të bëhet parashikimi për rikthimin e tij, por mund të them se Ujkani do të mungojë në pjesën e mbetur të këtij edicioni", ka thënë trajneri i Novaras, Tesser. "Ky është një lajm shumë i keq, pasi Ujkani ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit".

Për Ujkanin ky ishte një edicion i pafat në Serie A, pasi vitin e shkuar për shkak të frakturës në nofull ku theu edhe katër dhëmbë, qëndroi jashtë fushës për dy muaj.

Megjithatë, Ujkani ka regjistruar te Novara 24 paraqitje në Serie A dhe dy paraqitje në Kupën e Italisë. Ai këtë edicion ka pritur dy penallti, një kundër Interit dhe një kundër Bolognas. Interesim për shërbimet e tij gjatë këtij edicioni kanë treguar Palermo që zotëron gjysmën e kartonit të tij dhe skuadra angleze, Arsenal. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari

Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari