Gardiani i Kombëtares shqiptare tw futbollit Samir Ujkani wshtw kthyer nw nwj mjeshtwr nw neutralizimin e 11 metërshave. Kosovari, pasi priti dy penallti në miqësoren Gjeorgji-Shqipëri (2-1, 29 shkurt 2012), konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon, duke pritur një tjetër 11-metërsh, por kësaj radhe në kampionatin italian, në ndeshjen Bolonja-Novara.
Ishte minuta e 19-të, kur Bolonja fitoi një penallti pas një faulli ndaj Diamantit. Di Vaio u prezantua te pika e bardhë, por Ujkani fluturon nga e djathta e tij, duke e devijuar topin në korne.
“Pak dhe pak fat”, - deklaroi Ujkani për mediat italiane. Penalltia e dytë e pritur e kosovarit 23-vjeçar, pas asaj të Kandrevës në ndeshjen kundër Udinezes. Ujkani bëri një sërë pritjesh të bukura, duke konfirmuar vetëm se është ndër portierët më të mirë të Serisë A. Gjithsesi, Bolonja fitoi 1-0 me golin e Akuafreskës (83’), por më parë kishte dalë me karton të kuq, Karaçolo i Novarës (78’).
/Shqiptarja.com