Ujqërit e Pish-Poros zbresin në fshatrat e Fierit! Kafshët e egra shqyejnë bagëtitë pas djegies së pyllit

Banorët e fshatrave në njësinë vendore të Levanit në Fier ndihen të rrezikuar pasi kafshët e egra kanë zbritur nga pylli dhe po sulmojnë jo vetëm bagëtitë e shpezët por dhe banoret e ketij fshati. Dhelpra, çakalli dhe ujku po bejne kerdine në bagetitë e imta, pasi djegia e Pish Poros qe ndodhet afer fshatit ka ndikuar në mungesën e ushqimit në habitatin e tyre.

“Unë kam frikë të dal natën se më ha ujku. Duhet të marrim masa, t’i qëllojmë me çifte por s’na lejon shteti. Parcelat tona janë 500 metra larg shtëpisë, natën nuk shkojmë dot në parcela, kemi frikë. Duam që së paku një sezon të hapet gjuetia dhe ti vrasim kafshët e egra. Ne s’dalim jashtë natën! Kanë sulmuar stanet dhe kotecet dhe kanë shqyer delet, dhitë, rosat, çfarë nuk hanë se u dogj pylli ndaj vijnë ne fshat për ushqim. Ato do hanë edhe njerezit ndaj ne kemi frikë, sidomos nga ujqërit”, thanë banorët.

Gjatë verës 2023 në Pish Poro e Darëzezë zjarret shkrumbuan 300 hektarë me pisha e shkurre. Djegia e pyllit dhe ndalimi prej vitesh i gjuetisë ka bërë që kafshë të egra si ujqër, çakenj, dhelpra, kunadhe të kërkojnë ushqim në stalla e kotece. Banorët thanë se janë të pajisur me armët e gjuetisë, por s’mund të qëllojnë mbi kafshët e egra për shkak të moratoriumit të gjuetisë. 

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 02/02/2024 06:34

    qeelloni mbi kafshet e egra,,,shteti ne kete drejtim e ka gabim...

    Përgjigju
  • Iris: 02/02/2024 02:11

    Dhe kush e dogji pyllin,alienet?-Ju qe banoni perreth e dogjet duke dashur te digjnit pleherat,te rigjeneronit kullotat e te digjnit barishtet e thata! Ju dogjet habitatin e ushqimin ujkut e kafsheve te tjera dhe ata duan te hane e te mbijetojne si ju dhe ju erdhen /mysafire/ tani,prandaj as mos u ankoni dhe as mos t'ju shkoje mendja t'i vrisni! Mbani qen stani,mbani gardhe elektrike me rryma te lehta e drita gjate nates dhe nuk u vjen me ujku.

    Përgjigju
  • poli: 02/02/2024 00:34

    Mbillni pyjet mor njerez qe te vijne derrat e eger,,,,dhe keshtu ujqit do hajne derrat e eger,,dhe jo bagetite tuaja....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston