Ujrat e zeza në banesa, dhjetra
familje rrezikohen nga epidemitë

Ujrat e zeza në banesa, dhjetra<br />familje rrezikohen nga epidemitë
Prej gati 3-muajsh, në lagjen Skëndërbeg të Lezhës ujerat e zeza kanë dalë në sipërfaqe madje duke depërtuar edhe brenda banesave.
 
Kjo situatë ka ardhur për shkak të bllokimit të kanaleve gjatë ndërhyrjes që është bërë për vendosjen e tubacioneve të ujësjellësit të ri.
 
Rreziku për shfaqjen e ndonjë epidemie bëhet edhe më evident për shkak se ujrat e zeza bashkohen me ujin e pijshëm për shkak të dëmtimit të tubacionit. 

Për këtë problem është në dijeni edhe Bashkia e Lezhës, që sipas Drejtorit të Shërbimeve, Ndue Lushi i është kërkuar firmës që po ndërton ujësjellësin që të ndërhyjë menjëherë që situata të kthehet në normalitet.

Ndonëse kjo problematikë është shfaqur prej kohësh ka munguar ndërhyrja, duke bërë që rreziku shfaqjes së ndonjë epidemi të jetë prezent.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori