Kjo situatë është që mbrëmjen e së hënës, pasi kabina është dëmtuar dhe deri tani ekspertët ende nuk kanë bërë riparimet e duhura në mënyrë që banorët të kenë energji.
Shkak për vërshimin e ujrave të zeza është bërë ndërtimi i një objekti pranë kabinës, që ka bllokuar kanalizimet e ujërave të zeza, duke bërë që kabina të jetë gjatë gjithë kohës nën ujë e për pasojë duke sjellë ndërprerje të vazhdushme të energjisë elektrike.
Drejtori i OSHEE-së në Lezhë Armand Zhuka ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së kaluar nga prezenca e ujit në kabinë është dëmtuar i gjithë fidri që furnizon qytetin e Lezhës me energji elektrike.
Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që në qytetin e Lezhës të ketë edhe ndërprerje të ujit të pijshëm, ndërkohë që zhurmat e padurueshme të gjeneratorëve të mbizotërojnë kudo
Banorët e Lezhës thonë se ndërprerjet e energjisë elektrike janë kthyer në një problem gjatë këtij sezoni veror, kohe kur dhe temperaturat janë të larta.
Kabina elektrikë që tashmë është e përmbytur nga ujrat e zeza dukë po kthehet në një rrezik për banorët e zonës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)