UKRAHINE - Një krim makabër ka ndodhur të hënën në pjesën lindore të qytetit Kharkiv të Ukrahinës. Zyrtarët kanë raportuar se trupat e pajetë të gjyqtarit Vladimir Trofimov dhe të familjes së tij janë gjetur pa koka në shtëpinë e tyre.

Policia e cila po heton mbi këtë ngjarje misterioze bën të ditur se mes viktimave fatkeqe ishte edhe trupi pa kokë i të fejuarës të djalit të tij.

Zyrtarët u shprehën se vrasjet mund të jenë të lidhura me punën e tij si gjyqtar, ose tentativë vjedhje për koleksionet e tij antike.

Vrasja e gjyqtarit është e ngjashme me atë të Georgy Gongadze, një gazetar investigativ cili u gjet në të njëjta rrethana në vitin 2000. Gongadze, ishte një kritik aktiv i qeverisë, trupi i të cilit u gjet pa kokë në një pyll jashtë Kievit.

(eç/lç/shqiptarja.com)