Ukrainë, 150 trupa amerikane
mbërrijnë për stërvitje në Poloni

POLONI - Kontigjenti i parë i trupave amerikane ka mbërritur në Poloni për stërvitje ushtarake. 150 ushtarëve të parë do t’u bashkohen dhe 450 të tjerëve në ditët në vazhdim. Presidenti amerikan Barack Obama akuzoi Rusinë se është tallur me marrëveshjen e Gjenevës javën e kaluar, pasi nuk ka bërë asgjë për të ulur tensionin në rajon dhe nuk ka tërhequr trupat e saj nga kufiri lindor me Ukrainën.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm Sergei Lavrov u kundërpërgjigj duke thënë se SHBA është përgjegjëse për ngjarjet në Ukrainë dhe se është e qartë se qeveria ukrainase ka rinisur operacionin anti-terror në lindje të vendit, gjatë vizitës së zv. Presidentit Joe Biden.

Lavrov e krahasoi situatën e Ukrainës me atë të vitit 2008 në Gjeorgji, duke shtuar se nëse interesat e rusë do të preken drejtpërdrejt, Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër por të përgjigjet në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët paguajnë klauzolën, Myrto Uzuni largohet nga Evropa

Amerikanët paguajnë klauzolën, Myrto Uzuni largohet nga Evropa