Një kolonë me mjete të blinduara, duke përfshirë 32 tanke dhe 30 kamionë kanë depërtuar në Ukrainën Lindore nëpërmjet Rusisë. Duke iu referuar situatës në lindje, zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko tha ka vijuar edhe sot kalimi i mjeteve ushtarake dhe mercenarëve rusë në vijën e frontit.

Sipas Kievit zyrtar, kamionët mbanin municione dhe luftëtarë. Ky incident vjen pasi Rusia njohu votimin e së dielës në rajonet rebele, ndërsa Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka akuzuar rebelët për thyerjen e marrëveshjes së paqes, duke kërcënuar se do të heqë statusin e veçantë për zonat në lindje si dhe duke përforcuar sigurinë në dy qytetet rebele Donetsk dhe Luhansk.

Një armëpushim i brishtë është vendosur në vend që më 5 Shtator, edhe pse mijëra njerëz kanë mbetur të vrarë në lindjen rebele të Ukrainës. Rreth 4 mijë persona kanë vdekur në luftimet që nisën në muajin prill, pasi separatistët pro-rusë morën kontrollin në rajonet Donetsk dhe Luhansk.


Shqiptarja.com