Ukrainë, Gabriel: Arma më e fortë e
demokracisë është mirëqenia

Ukrainë, Gabriel: Arma më e fortë e<br />demokracisë është mirëqenia
UKRAINE-Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, gjatë një vizite në Ukrainë, është shprehur gjatë fjalës së mbajtur në Parlamentin ukrainas, se mënyra më e mirë që Ukraina mund të përballet me Rusinë është zhvillimi ekonomik.
 
“Arma më e fortë e demokracisë nuk është ushtria e saj, por që të tregojë se njerëzit në demokraci jetojnë më mirë se sa në një vend pa atë”, tha Gabriel, i cili shtoi se rreziku më i madh për akresorët e jashtëm të Ukrainës është  që vendi të zhvillojë veten.
 
Nga ana tjetër, duke folur për armëpushimin e arritur mes forcave ukrainase dhe atyre separatise në lindje të vendit, Gabriel ka thënë se tërheqja e armëve të rënda është shumë  e rëndësishme.
 
“Në konfliktin me rebelët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, më e rëndësishmja është të arrihet armëpushimi dhe tërheqja e armëve të rënda. Më pas vjen momenti ku ka më shumë shpresa për një proces politik”, ka thënë ministri gjerman i Punëve të Jashtme në përfundim të fjalës së tij.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike